TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Musliu publikon fakte të rëndësishme rreth punonjësit të MTS-it që mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Musliu publikon fakte të rëndësishme rreth punonjësit të MTS-it që mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka thënë se punëtori i operatorit serb “MTS”, ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e vitit 2023.

Sipas tij, Vladimir Radivojeviq, i njohur si “Mami”, një nga figurat kryesore të përfshira në sulmin terrorist në Banjskë ka qenë i punësuar në MTS, si shofer personal i drejtorit të kësaj kompanie, Zoran Millojeviq.

Postimi i plotë i tij:

Operatorit serb “MTS” i paska penguar statusi im për ta, i paskan reaguar portaleve qe e publikuan lajmin për reagimin tim për aktivitetin e tyre të dyshimtë. Ju mund të bëni edhe padi, por faktet nuk mund ti zhdukni për implikimin e juaj në mbështetje të grupit terrorist.

Një pyetje e kam për MTS-in.

A e dinit ju se personi i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë ishte punonjësi i juaj dhe ka marrë pagë nga kompania e juaj? Pse nuk reaguat për këtë?
Sipas burimeve të mija brenda strukturave të sigurisë, personi i përfshirë në sulm terrorist, Vladimir Radivojeviq i quajtur ‘Mami’, me vite ka marr pagë prej juve në vlerë deri 1,246.26€ në muaj, i nderuar ‘MTS’.

Sa për rikujtim, Vladimir Radivojeviq, i njohur si “Mami”, një nga figurat kryesore të përfshira në sulmin terrorist në Banjskë ka qenë i punësuar në MTS, si shofer personal i drejtorit të kësaj kompanie, Zoran Millojeviq.

Vladimir Radivojeviq “Mami” është emër i njohur për strukturat e sigurisë së Kosovës si përgjegjës për organizimin e barrikadave në veri dhe i lidhur ngushtë me strukturat ilegale, dhe me Listën Serbe. Pra, figurë kuçe e Organizatës Terroriste “Mbrojtja Civile” si dhe personi kyç për futjen e armeve ilegale nga Serbia në Kosovë, para dhe gjatë kohës se barrikadave.

I njëjti, në vitin 2021 ka shkuar së bashku me Goran Rakiqin dhe përfaqësues e përkrahës tjerë të Listës Serbe, në takim me Vuçiqin. I njëjti ‘Mami’ punonjësi i MTS-it, në stilin e “mitingjeve të solidaritetit” të viteve ‘80 të shekullit të kaluar, e qante hallin e serbëve të Kosovës para Vuçiçit. Në atë takim iu pat drejtu Vuçiqit me fjalë “Nëse Serbia nuk intervenon dhe nuk bënë diçka në lidhje me ndalimin e prezencës së Policisë së Kosovës në veri, atëherë do të bëjë diçka të madhe dhe do të largohen përgjithmonë nga Kosova”. Punëtori i juaj e mbajti fjalën e dhënë Vuçiqit, bëri “diçka të madhe”, sulmoj Banjskën bashkë me Radoiçiqin dhe shokë të tjerë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata në Pejë vendos një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau aksidentalisht babain e tij në Strellc të Deçanit

Gjykata në Pejë vendos një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau aksidentalisht babain e tij në Strellc të Deçanit

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millorad Gjokoviq

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millorad Gjokoviq

Motoçiklisti goditet për vdekje nga kamioni në Istog

Motoçiklisti goditet për vdekje nga kamioni në Istog

Islami: Serbia po vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër Kosovës

Islami: Serbia po vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër Kosovës

Çmimet e naftës bien pas pezullimit të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës bien pas pezullimit të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit

Gjykata në Pejë vendos një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau aksidentalisht babain e tij në Strellc të Deçanit

Gjykata në Pejë vendos një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau aksidentalisht babain e tij në Strellc të Deçanit

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millorad Gjokoviq

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millorad Gjokoviq

Superliga starton me ndeshje derbi

Superliga starton me ndeshje derbi

Motoçiklisti goditet për vdekje nga kamioni në Istog

Motoçiklisti goditet për vdekje nga kamioni në Istog

Ballkani forcohet me sulmuesin Nikqi

Ballkani forcohet me sulmuesin Nikqi

Tre të vrarë nga të shtënat në një festival ushqimor në Seattle, Uashington

Tre të vrarë nga të shtënat në një festival ushqimor në Seattle, Uashington

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën