TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Musliu: Arrogancës së pushtetit nuk do t’i nënshtrohemi, të protestojmë çdo ditë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Musliu: Arrogancës së pushtetit nuk do t’i nënshtrohemi, të protestojmë çdo ditë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ishte pjesë e protestës së veteranëve të UÇK-së. Ajo tha se Qeveria të enjtën në tempullin e demokracisë, ia hapi derën diktaturës, ku pushteti erdhi dhe rraha deputetët.

Pas marshit të protestës kundër vendimit të qeverisë për miratimin e ligjit për pagën minimale, Musliu u shpreh se nuk do të ndalen deri në rrëzimin e kësaj qeverie të cilën e ka quajtur fashiste.

“O vetëm një qytetarë nëse proteston, unë do të jem e dyta. Duhet çdo ditë të dalim në protestë. Jemi vonuar shumë, e kemi toleruar shumë. Sot jemi vonë, por nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e kësaj qeverie fashiste. Kjo është një qeveri diktatoriale, të enjten kjo qeveri, Parlamentit të Republikës së Kosovës, ia hapi derën diktaturës, me ardhë pushteti me t’i rrahë deputetët në kuvend, në vendin e punës, në tempullin e demokracisë, është e pafalshme. Prandaj ne nuk do të ndalemi, i vlerësoj dhe i respektoj jashtëzakonisht këta qytetarë, që për 24 orë me e mobilizu këtë masë, duke e ditur që është vera, duke e ditur që është e shtunë sot, dhe ne do t’i përkrahim, do t’i përkrahim çdo individë që del kundër kësaj qeverie, jo pse e duam pushtetin, por për shkak se ne e duam Kosovën, e Kosova kurrë më keq nuk e ka pasur punën…02:30…Ne arrogancës, si qeveri duhet t’i dalim përballë nëse ajo nuk merr vesh. Ne do ta kryejmë punën tonë në kuvend, siç e kemi kryer qe dy vite e gjysmë. Por arrogancës e pushtetit nuk do t’i nënshtrohemi asnjëherë. Prandaj jemi sot këtu dhe do të jemi çdo ditë, sepse e duam Kosovën, dhe nuk do të lejojmë që askush të negociojë me Radojçiqin e kriminelë të Serbisë me vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ajo.

Protestuesit kërkuan që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani kërkuan që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Protesta nisi me himnin kombëtar dhe përfundoi e qetë. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën