Ylli i Bayern Munchenit, Jamal Musiala, e ka kaluar me sukses operimin pas lëndimit të rëndë që e pësoi në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.
Në një duel me Gianluigi Donnarumman, Musialas iu thye ashti fibula, ndërsa pësoi edhe lëndim të nyjes.
Ai ka nisur menjëherë të martën fazën e parë rehabilituese.
Musiala nuk pritet të kthehet deri në fund të vitit, ndërsa do të jetë mungesë e madhe e Bayernit. 22-vjeçari është prej lojtarëve më të mirë të gjigantit bavarez.