TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Murtezaj: Ka rënie të jashtëzakonshme të ekonomisë joformale në Kosovë

nga teve1
1 vit më parë
0
A A
Murtezaj: Ka rënie të jashtëzakonshme të ekonomisë joformale në Kosovë

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka folur lidhur me ekonominë joformale në Kosovë, duke njoftuar se ka një rënie të jashtëzakonshme të këtij fenomeni.

Murezaj, ka thënë se ATK-ja ka pranuar hyrje tatimore të rritura për 4 herë më shumë në raport më GDP, çka sipas tij është sinjal i rënies së informalitetit.

“Nëse i referohemi progresit të të hyrave tatimore në ATK, shohim se kemi një progres të jashtëzakonshëm, të hyra këto të cilat nga viti na vit janë rritur pothuajse më shumë se 4 herë në raport me rritjen e GDP-së ose në përqindje themi se në 2022-ten patëm 21 për qind, 2023-ten 18 për qind, dhe tani në 2024-ten kemi mbi 15 për qind. Kjo do të thotë se ka rënie të informalitetit. Kësaj i shtojmë faktin që gjet kësaj periudhe nuk kemi pasur as norma të rritura tatimore dhe nuk kemi pasur lloje të reja tatimore, kjo dëshmon se kjo hyrje e rritur ne këtë nivel vjen si rezultat i uljes së informalitetit”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Sipas Murtezajt, luftimi i informalitetit ka nisur që nga viti 2021, atëherë kur edhe është përgatitur plan specifik përmes të cilit është vepruar në terren duke u bërë identifikimi i punëtorëve të padeklaruar.

Drejtori i ATK-së, tha se vetëm në vitin e kaluar janë identifikuar mbi 6 mijë punëtorë informal, madje Murtezaj tregoi se aplikacioni i prezantuar nga ky institucion ku punëtori mund të shoh nëse është i deklaruar ajo jo, e jep mundësinë edhe për të denoncuar punëdhënësin në rast se nuk e ka deklaruar.

Por, ai ka thënë se nuk ka denoncime aq sa janë pritur.

“Nga viti 2021 ne kemi përgatitur një plan specifik të veprimeve me qëllim të luftimi të informalitetit në punësimin joformal. Kemi vepruar në terren, kemi identifikuar punëtorët e padeklaruar, i kemi obliguar të formalizohen. Në vitin e kaluar mbi 6 mijë e 100 punëtorë të tillë kanë qenë të identifikuar, edhe tani jemi duke bërë vazhdim të aktiviteteve.  Aplikacioni për verifikim të punëtorit nëse është i formalizuar nga punëdhënësi i tij është që nga viti 2022. Përveç verifikimit në të njëjtën kohë ka mundësinë që punëtori i padeklaruar ta denoncoj punëdhënësin e tij. Ka denoncime, jo sa kemi pritur”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Murtezaj ka folur edhe pagesat e kursimeve pensionale të punëtorëve nga punëdhënësi, për të cilat u zotua se do të bëjnë përpjekje që këto pagesa të kryhen në kohë reale.

“ATK dihet që është e autorizuar për të mbledhur tatime dhe më tej i është veshur edhe përgjegjësia e mbledhjes së kursimeve pensionale dhe për këtë ATK bën përpjekje që ta mbikëqyrë edhe këtë proces. Ka raste kur tatimpaguesit e deklarojnë si detyrim tatimor po se paguajnë, natyrisht ne bëjmë përpjekje që këto pagesa të bëhen në kohë reale. Normalisht që ka sfida por ne jemi të bindur që ne duhet ta bëjmë punën që na takon dhe në të njëjtën kohë bizneset duhet ti paguajnë detyrimet tatimore”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Javë me temperatura të larta, sot deri në 38 gradë celsius

Pas 20 vjetëve nuk do të jetë më kryetar i Fushë – Kosovës, por a do ta vazhdojë politikën Burim Berisha?

Pas 20 vjetëve nuk do të jetë më kryetar i Fushë – Kosovës, por a do ta vazhdojë politikën Burim Berisha?

VV zyrtarizon Ali Dulën kandidat për kryetar të Rahovecit

VV zyrtarizon Ali Dulën kandidat për kryetar të Rahovecit

Për dy ditë 144 aksidente, shoferëve u bëhet thirrje për kujdes

Nëntë të lënduar në një aksident në Gllarevë të Klinës

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Javë me temperatura të larta, sot deri në 38 gradë celsius

Papa Leo dënon sulmet izraelite mbi civilët palestinezë

Papa Leo dënon sulmet izraelite mbi civilët palestinezë

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 të vdekur mes tyre edhe fëmijë

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 të vdekur mes tyre edhe fëmijë

Pas 20 vjetëve nuk do të jetë më kryetar i Fushë – Kosovës, por a do ta vazhdojë politikën Burim Berisha?

Pas 20 vjetëve nuk do të jetë më kryetar i Fushë – Kosovës, por a do ta vazhdojë politikën Burim Berisha?

VV zyrtarizon Ali Dulën kandidat për kryetar të Rahovecit

VV zyrtarizon Ali Dulën kandidat për kryetar të Rahovecit

Për dy ditë 144 aksidente, shoferëve u bëhet thirrje për kujdes

Nëntë të lënduar në një aksident në Gllarevë të Klinës

Katër të vdekur dhe 33 të lënduar pas përplasjes së autobusit në Turqi

Katër të vdekur dhe 33 të lënduar pas përplasjes së autobusit në Turqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X