TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muriqi të hënën e luan ndeshjen jubilare në La Liga

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Muriqi të hënën e luan ndeshjen jubilare në La Liga

Sulmuesi Vedat Muriqi të hënën do ta luajë ndeshjen e 100-të në La Liga me fanellën e Mallorcas.

Mallorca nga ora 21:00 luan në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 25-të të kampionatit spanjoll.

Muriqi në edicionin aktual ka pasur formë të luhatshme me skuadrën spanjolle, por së fundmi e ka gjetur ritmin e duhur.

Ai ka realizuar tri gola në dy ndeshjet e fundit, ndërsa gjashtë i ka në total në 19 ndeshje të zhvilluara në elitën spanjolle. Lojtari kryesor i Kosovës ka kontribuuar edhe me dy asistime.

Sulmuesi shtatlartë është titullar i padiskutueshëm te Mallorca dhe shumë i dashur nga tifozët e skuadrës për përkushtimin dhe ndihmën e madhe që jep në fazën e mbrojtjes. “Pirati” ka prezencë të dukshme edhe në fazën sulmuese.

30-vjeçari iu bashkua Mallorcas në fillim të vitit 2022.

Që nga ajo kohë ai është bërë prej sulmuesve me më së shumti gola në elitën spanjolle për Mallorcan. Vetëm Samuel Eto’o, Juan Arango dhe Victor Casadesus kanë më shumë gola se Muriqi në elitë.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 33 gola në 99 paraqitje kampionale për Mallorcan. Është shumë afër që ta kalojë në renditje Casadesusin, i cili kishte realizuar 37 gola. Kamerunasi Eto’o i prin listës me 54 gola, ndërsa venezuelasi Arango i ka 46 gola.

Nëse merren për bazë statistikat e tjera, Muriqi është vetëm prapa Eto’os.

Eto’o, 54 gola i realizoi në 133 ndeshje, Arango 46 gola i pati në 183 ndeshje, ndërsa 37 gola Casadesus i shënoi për 197 ballafaqime.

Muriqi në gjysmën e dytë të edicionit 2021/22 i kishte pesë gola ndërsa e bëri diferencën falë lojës së fortë në ajër.

Ai kishte arritur në ishull nga skuadra e Lazios në formë huazimi, ndërsa transferimi ishte kompletuar në verën e vitit 2022.

Mallorca i shpenzoi mbi 9 milionë euro për sulmuesin kosovar, duke e bërë blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit.

Edicionin 2022/23 e pati më të mirin kur i shënoi 15 gola.

Në edicionin e kaluar i pati shtatë gola.

Muriqi me Mallorcan ishte afër që të fitonte trofe, por u mposht në finale në edicionin e kaluar të Kupës së Mbretit.

Synim i tij dhe skuadrës është që ta përfundojnë kampionatin në njërin prej vendeve që dërgojnë në kupat evropiane.

Mallorca pas 24 ndeshjeve të luajtura ka grumbulluar 34 pikë.

“Jam i vetëdijshëm se pesëshja e parë në tabelë është tregim tjetër. Por nga pozita e gjashtë deri në pozitën e 14-të, nuk ka diferencë të madhe të pikëve. Ajo që duhet të bëjmë ne është t’i përsërisim gjërat që i bëmë në dy ndeshjet e fundit. Për të qëndruar sipër në tabelë duhet të punojmë fort, për të qenë të gatshëm për ndeshjet si ajo e së hënës”, ka deklaruar të dielën në konferencën për shtyp trajneri Jagoba Arrasate.

Muriqi kishte oferta në verë, por vendosi të vazhdojë me Mallorcan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari starton edhe kundër Cremoneses

Milani i beson Jasharit deri në fund të sezonit

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Xhiro e Superligës mbyllet të enjten

Championsi vazhdon me duelin Atletico – Arsenal

Championsi vazhdon me duelin Atletico – Arsenal

Bashkimi – Bora, “akti i tretë” gjysmëfinal

Bashkimi – Bora, “akti i tretë” gjysmëfinal

BE vendos Kosovën në listën e vendeve “të sigurta”

Von der Leyen: BE-ja duhet të rrisë koordinimin energjetik dhe të ulë varësinë nga importet

Franca thotë se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez

Franca thotë se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Policia parandalon një rast kontrbandimi me mallra nga Serbia, zbulohen rreth 155 kg duhan

Policia parandalon një rast kontrbandimi me mallra nga Serbia, zbulohen rreth 155 kg duhan

Maqedonci takon përfaqësuesin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Japoni

Maqedonci takon përfaqësuesin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Japoni

Kosova në zgjedhje të reja, takohen Haxhiu e Radoniqi

Kosova në zgjedhje të reja, takohen Haxhiu e Radoniqi

Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun

Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën