TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muriqi humb edhe ndeshjen me Realin, kthehet ndaj Celta Vigos

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Muriqi humb edhe ndeshjen me Realin, kthehet ndaj Celta Vigos

Te skuadra e Mallorcas po ndihen më të lehtësuar pasi kanë mësuar datën e rikthimit të sulmuesit Vedat Muriqi në fushë. Muriqi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Javier Aguirre për ndeshjen e parë të vitit 2024, por do të jetë i gatshëm për duelin kundër Celta Vigos. Këtë ndeshje, Mallorca e luan në shtëpi më datën 13 janar. Në fakt, La Liga do të rikthehet në aksion në ditët e para të janarit, ndërsa Mallorca më datën 3 do të jetë mysafire e Real Madridit. Muriqi do ta humbë edhe këtë ndeshje për të qenë plotësisht gati për Celtan në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga. E përditshmja “Marca” ka shkruar të martën se Muriqi nuk ka pushuar fare për Krishtlindje pasi është stërvitur i vetëm në palestër. Edhe pse ende nuk ka filluar të vrapojë, Muriqi pritet të jetë plotësisht i gatshëm për lojë në duelin kundër Celtas.

“Rikthimi i Muriqit në fushë ka zgjatur më shumë se që ishte parashikuar, por sulmuesi i Mallorcas do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Celta Vigos. Kosovari nuk ka qenë në gjendje t’i ndihmojë Mallorcas për më shumë se një muaj, por ai po punon intensivisht për rikuperimin e plotë të tij. Madje, Muriqi edhe ditët e pushimit po i shfrytëzon për t’u stërvitur në palestër, përpara se të fillojë të vrapojë”, ka shkruar gazeta spanjolle. “Ai nuk pritet të rikthehet në duelin e parë të vitit 2024 kundër Real Madridit, por do të jetë gati kundër Celta Vigos, ndeshje që luhet më 13 janar”.

29-vjeçari i ka munguar Mallorcas prej muajit nëntor kur u lëndua duke luajtur për Kosovën kundër Izraelit në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024” të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më datën 12-të. Që nga atëherë, Muriqi i ka munguar Mallorcas në gjashtë ndeshjet e fundit kampionale, në të cilat ekipi ka regjistruar dy fitore, tri barazime dhe dy humbje. Aktualisht, Mallorca zë vendin e 14-të në tabelë me 18 pikë të mbledhura pas 18 xhirove të zhvilluara. Reprezentuesi i Kosovës është njëri prej lojtarëve kyç te Mallorca, ndërsa këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në 12 paraqitje kampionale. Te Mallorca po besojnë se me rikthimin e Muriqit, do të rikthehen edhe golat pasi ka shënuar vetëm pesë gola në La Liga prejse sulmuesi është i lënduar. Muriqi ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit 2027, ndërsa para Mallorcas ka luajtur edhe te Lazio, Fenerbahçe, Rizespori, Gençelbirligi e Giresunspori. Me fanellën e Kosovës, Muriqi ka regjistruar 51 paraqitje dhe ka realizuar 26 gola.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Falsifikimi i certifikatës së vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

Falsifikimi i certifikatës së vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

Hajduku pa Pajazitin në derbin me Dinamon

Hajduku pa Pajazitin në derbin me Dinamon

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Mbappe i gatshëm për Villarrealin

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

​85 vota pro Reformës Territoriale, Kuvendi i Shqipërisë e miraton pas një seance maratonë

​85 vota pro Reformës Territoriale, Kuvendi i Shqipërisë e miraton pas një seance maratonë

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

IHMK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

​Moti sot

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën