TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Muriqi ëndërron Evropën me Mallorcan

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Muriqi ia siguron fitoren Mallorcas

Sulmuesi Vedat Muriqi sërish është duke buzëqeshur pasi ka tejkaluar një seri të keqe personale dhe ekipore.

Tre golat e tij në dy ndeshjet e fundit i kanë dhënë një shtysë skuadrës, duke i dhënë atij rolin e “përgjegjësit” për realizimin e golave në rolin e tij si sulmues në ekipin e Mallorcas.

Sipas Muriqit, ekipit i duhej një fitore për ta nxjerrë nga kriza e rezultateve.

“Na duhej një fitore dhe tani ndihem më i çliruar dhe në Sevilla ne shkojmë të luajmë në një fushë të vështirë dhe kundër një skuadre që edhe pse nuk ka kaluar mirë vitet e fundit, tashmë po rikthehet fuqishëm”, ka thënë Muriqi.

Sa i përket kundërshtarit të radhës Sevillas në La Liga, Muriqi tha se mund t’i nxjerrin rezultat pozitiv.

“Ata fituan ndeshjen e fundit dhe tani janë vetëm tre pikë prapa nesh, pasi kanë fituar 4:0, por e ritheksoj se e kemi kthyer besimin dhe mendoj se mund të nxjerrim diçka të mirë”, është shprehur ai.

Skuadra e Mallorcas fitoi katër pikë nga dy ndeshje, ku barazoi me Osasunan dhe fitoi ndaj Las Palmasit.

“Për shkak se skuadra dhe unë nuk arritëm të shënonim gol në ndeshjet e para të vitit 2025, më duhej ta merrja atë përgjegjësi si sulmues. Fajësova veten, por ndër të tjera ndërpreva serinë negative dhe po ashtu shënova sërish ndaj Las Palmasit. Ishte fitore shumë e rëndësishme”, thotë ai.

I pyetur nëse Mallorca mund të ëndërrojë të kthehet në Evropë, kosovari tha se “nëse vazhdojmë të fitojmë ndeshjet, unë do të jem i pari që do të filloj të ëndërroj”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Italia mbetet pa Chiesan

Italia mbetet pa Chiesan

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën