TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murati tregon se me kë do të bëjë koalicion LVV-ja

by teve1
38 minuta ago
0
A A
Murati tregon se me kë do të bëjë koalicion LVV-ja

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njëherësh anëtar i kryesisë së LVV-së, ka thënë se janë të hapur për koalicion me ish-partnerët e vjetër, Guxo dhe Alternativa.

Derisa kanë mbetur edhe tri ditë para përmbylljes së afateve për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore, Murati nuk tregoi nëse do të ketë koalicion formal mes tri partive, apo Guxo dhe Alternativa do të përfshihen në listë të LVV-së.

“Si LVV ka diskutime dhe ne kemi pasur partnerët e deritanishëm, Guxo dhe Alternativa, që si rezultat i bashkëpunimit të mirë që kemi pasur, ka gatishmëri që të vazhdohet tutje. Sa i përket bashkëpunimeve të reja, i takon subjektit të deklarohet për këto çështje”, tha Murati.

Murati pas mbledhjes së qeverisë në detyrë të enjten tha se janë duke tentuar për të gjetur zgjidhje për të siguruar buxhetin për KQZ-në.

KQZ ka miratuar ditë më parë buxhetin mbi 11 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.

“Ne do të shohim dhe do të gjejmë edhe buxhetin e KQZ-së, aq sa kanë kërkuar, mundësisht që të kemi organizim sa më të mirë të zgjedhjeve”, theksoi Murati.

Në anën tjetër, Murati e arsyetoi vendimin e sotëm për ndarjen e buxhetit për RTK-në, teksa u pyet se pse nuk e kanë bërë një gjë të tillë më herët.

“Deri tash është pritur se është dashur ta kryejë Kuvendi. PDK, LDK, AAK-Nisma kanë refuzuar kategorikisht dhe nuk ka pasur asnjë arsye dhe asnjë pengesë ligjore që të kryejnë detyrën e tyre dhe të themelohet Komisioni për Buxhet dhe Financa, i cili është përgjegjës për miratimin e alokimit për buxhetin për RTK-në. Meqenëse kjo dështoi dhe kemi situatë emergjente, si qeveri na është dashur të marrim mjetet nga organizatat e tjera buxhetore për të siguruar ndarjen e buxhetit për RTK-në. Në vend se të shfrytëzohet buxheti që është i paraparë me ligj për RTK-në”, theksoi Murati.

Sa i përket polemikave me kryetarin e Prishtinës, Murati akuzoi të njëjtin dhe LDK-në se kanë bërë fushatë në kurriz të qytetarëve.

Sipas tij, kriza buxhetore në kryeqytet po ndodh, siç tha, për shkak të keqmenaxhimit të Përparim Ramës, derisa tha se shpreson që kuvendi komunal sot të miratojë vendimin për bartjen e mjeteve vetanake, raporton KosovaPress.

“Më vjen mirë që po i vjen fundi farsës që është prezantuar tash e sa ditë nga ana e Komunës së Prishtinës sa i përket mjeteve dhe të hyrave vetanake që mund të shfrytëzohen për të paguar faturat e mbetura. Sot, mesa di, është seanca e kuvendit komunal që do të miratojë alokimin e të hyrave vetanake të cilat do të mund të shfrytëzoheshin për të paguar faturat e prapambetura. Ky ka qenë një problem i vetëshkaktuar dhe s’ka të bëjë fare me buxhet. Komuna e Prishtinës, teksa po flasim, tash e ka pasur të alokuar buxhetin sa i përket kategorisë mallra dhe shërbime. Ka qenë tejkalimi i buxhetit ai që ka shkaktuar problemin. Kryetari i Prishtinës ka hyrë në obligime pa mbulesë buxhetore, kjo është shkelje e ligjit dhe duhet të japë llogari për këtë çështje… Ka hyrë në obligime pa mbulesë, ka liruar kategori të caktuara të qytetarëve për të mos paguar bileta dhe ka marrë ato obligime si komunë pa e pasur buxhetin… Kemi pasur të bëjmë me një fushatë të LDK-së në kurriz të qytetarëve të Komunës së Prishtinës”, përfundoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza i uron Ditën e Falenderimeve popullit amerikan

Hamza i uron Ditën e Falenderimeve popullit amerikan

Akuza dhe kundërakuza mes Ramës dhe Sveçlës në mbledhjen e jashtëzakonshme

Akuza dhe kundërakuza mes Ramës dhe Sveçlës në mbledhjen e jashtëzakonshme

​Ndërpritet greva pas lëshimit të mjeteve financiare për RTK-në

​Ndërpritet greva pas lëshimit të mjeteve financiare për RTK-në

Osmani viziton ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel për Festën e Falënderimeve

Osmani viziton ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel për Festën e Falënderimeve

Përmbytjet në ishullin indonezian lënë të vdekur 49 persona

Macron shpall nismën e vullnetarizmit ushtarak për 18 dhe 19-vjeçarët duke filluar vitin e ardhshëm

Macron shpall nismën e vullnetarizmit ushtarak për 18 dhe 19-vjeçarët duke filluar vitin e ardhshëm

Osmani viziton ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel për Festën e Falënderimeve

Osmani viziton ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel për Festën e Falënderimeve

Dogana ndalon kontrabandën me telefona në Vërmicë, vlera mbi 5 mijë euro

Dogana ndalon kontrabandën me telefona në Vërmicë, vlera mbi 5 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën