TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murati thotë që plani evropian nuk synon ta zgjidhë tërësisht problemin me Serbinë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Murati thotë që plani evropian nuk synon ta zgjidhë tërësisht problemin me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se në çdo marrëveshje që Kosova e ka bërë në raport me Serbisë ka humbur diçka, por njëkohësisht edhe ka fituar.

Sipas tij, çdoherë është dashur që të ketë lëshime në raport me pozicionin dhe ndikimin e serbëve.

“Në çdo marrëveshje që Kosova e ka bërë me Serbinë prej 2011-tës, diçka ka humbur e diçka ka fituar. Kryesisht ka fituar pak diçka në sovranitetin e jashtëm dhe çdoherë ka humbur diçka brenda. Sepse është dashur që gjatë gjithë kohës të lëshosh diçka brenda në raport me serbët, në raport me pozicionin e tyre, me ndikimin e serbëve brenda, për të fituar ‘pak’ nga sovraniteti i jashtëm. Kështu, pra ka ecur çështja prej atëherë e deri më sot”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai thotë se plani evropian nuk synon ta zgjidhë problemin tërësisht me Serbisë.

“Ironia është që as kjo marrëveshje nuk synon me zgjidh tërësisht problemin edhe e thotë (marrëveshja), kush e lexon, këtu nuk fshihet asgjë. Pika e 6, thotë që do të vazhdojnë bisedimet nën fasilitimin e Bashkimit Evropian që të arrihet pastaj dikur edhe një marrëveshje finale e ligjshme për të dyja palët”, tha ai.

Murati thotë që nuk e ka të qartë se a do të ratifikohet marrëveshja nga kuvendet.

“Kështu siç është, unë nuk e kam të qartë se a do të futet në Kuvend, a do të futet në Kuvendin e Serbisë, marrëveshja a do të ratifikohet? Marrëveshja e vitit 2013 nuk është ratifikuar në Kuvendin e Serbisë”, u shpreh ai.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata për arritjen e normalizimit të plotë të raporteve nën ndërmjetësimin e BE-së. Për planin evropian kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq pritet të diskutojnë më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Tags: Plani Evropianproblemet me serbëtValon Murati
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën