Gjatë këtij takimi, Murati po ashtu ka njoftuar ambadasdoren edhe për buxhetin e Kosovës për vitin 2023, përcjell teve1.info
“Ministri Murati e informoi ambasadoren Benedejçiq lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, si dhe masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’u bërë ballë krizave globale me inflacion dhe energjinë. Tutje, Ministri e informoi ambasadoren edhe lidhur projektligjin e buxhetit për vitin 2023, i cili u miratua në Qeveri pak javë më parë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se ambasadorja sllovene e ka falënderuar ministrin Murati për pritjen, teksa ka shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit. /Teve1.info/