TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Murati: Raporti për verifikim të mandateve s’mund të hidhet në rivotim, votimi është konsumuar

nga teve1
3 muaj më parë
1
A A
Murati: Raporti për verifikim të mandateve s’mund të hidhet në rivotim, votimi është konsumuar

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar se raporti për verifikimin e mandateve dhe kuorumit mund të mos votohet as sot.

Sipas tij një çështje për të cilën Kuvendi ka vendimmarrje, nuk mund të hidhet në rivotim.

“Votimi është konsumuar”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Tutje Murati ka thënë se në rivotim çështja hidhet vetëm nëse herën e parë nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje, ‘siç ka qenë rasti në vitin 2014, me vetëm 44 deputetë që kanë marrë pjesë në votim herën e parë’.

Pas këtij vendimi të opozitës, ai ka thënë se vendimmarrja në Kuvend gjendet e bllokuar para një muri të pakapërcyeshëm dhe sipas tij deputetët s’mund të japin betimin, sepse kanë refuzuar verifikimin e mandateve të veta.

Ai ka shtuar se me veprimin e tyre opozita ka refuzuar mandatin dhe se procesi duhet të kthehet në pikën zero ‘pra një proces i ri zgjedhor i cili prodhon një legjislaturë të re’.

“Një refuzim i tillë sikurse ky i partive të opozitës, nuk ka ndodhur asnjëherë. Praktikisht, kjo i bie se deputetët kanë refuzuar mandatin, dhe procesi duhet të kthehet në pikën zero – pra një proces i ri zgjedhor i cili prodhon një legjislaturë të re e cila, ka sensin që të pranojë mandatin e dhënë nga populli”, ka shtuar ai.

Megjithatë, për Muratin e vetmja rrugë tjetër për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja, është një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt.

“Një gjë e ngjashme kishtë ndodhur në legjislaturën që lamë pas me deputetët e Listës Serbe”, ka shkruar në fund Murati./teve1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmanaj: Publikimi i emrave të gjyqtarëve nga Murati, sulm i rrezikshëm ndaj drejtësisë

Osmanaj: Publikimi i emrave të gjyqtarëve nga Murati, sulm i rrezikshëm ndaj drejtësisë

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët, Behrami: Dita e nesërme, test për drejtësinë ndërkombëtare

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët, Behrami: Dita e nesërme, test për drejtësinë ndërkombëtare

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X