TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​ Murati: Raporti i Bankës Botërore u keqcitua, me Qeverinë Kurti janë dyfishuar vendet e punës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se raporti i fundit I Bankës Botërore u ‘’keqcitua”.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se në fundit të vitit 2023, ka ndodhur ‘’rënia më rapide e regjistruar ndonjëherë e papunësisë’’.

“Si ka ecur numri i të punësuarve dhe shkalla e papunësisë nëpër vite? Ditë më parë ishim dëshmitarë se si media të afërta me opozitën tentuan të keqpërdorin një raport të Bankës Botërore, duke e keqcituar dhe duke pretenduar se raporti po demanton shifrat e Qeverisë. Por ku qëndron e vërteta sa u përket shifrave të punësimit dhe papunësisë?”, thuhet në postimin e Muratit.

Madje sipas tij, me qeverisjen Kurti, ‘’janë shtuar gati dyfish më shumë vende të punës sesa në të gjitha qeveritë tjera bashkë’’.

“Sipas statistikave zyrtare të ASK-së: Në fund të vitit 2023 kanë qenë 425 mijë të punësuar. Për periudhën 3-vjeçare të Qeverisë Kurti, sipas raportit janë shtuar 78,427 vende pune. Për krahasim, gjatë qeverisjeve të kaluara janë shtuar vetëm 44,228 vende pune, për 8 vite. Vitet kur ka pasur zgjedhje, në qeveritë e kaluara vërehet një rritje e përkohshmee të punësuarve, e cila pastaj vitin pasues zhbëhet dhe numri i të punësuarve ulet përsëri. Kjo dëshmon për punësimin e paqëndrueshëm gjatë fushatave zgjedhore kur qeverisnin të tjerët. I vetmi rast kur edhe pas vitit zgjedhor vazhdon rritja e punësimit, është në Qeverinë Kurti, përkundër faktit që në vitin 2021 kishim zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Kjo dëshmon se punësimi gjatë qeverisjes sonë ka qenë i qëndrueshëm, dhe se masat që kemi ndërmarrë për mbështetje të ekonomisë kanë funksionuar. Shkalla e papunësisë nga 25.9% sa ka qenë në vitin 2020, ka rënë në 10.9% në fund të vitit 2023. Kjo njëkohësisht shënon rënien më rapide të regjistruar ndonjëherë”, ka shkruar tutje ministri.

Më tej, ministri ka vlerësur që Qeveria Kurti i referohet ‘’indikatorit më të saktë për matjen e punësimit’’.

“Gjithsesi, për të evituar diskutimet mbi metodolgjinë e përllogaritjes së shkallës së papunësisë, Qeveria pothuajse çdoherë i është referuar shifrës absolute të të punësuarve, e cila është indikatori më i saktë për të treguar se sa është rritur punësimi. E ky indikator, siç edhe mund të shihet, tregon se në Qeverinë kurti janë shtuar gati dyfish më shumë vende pune sesa në të gjitha qeveritë tjera bashkë, nga viti 2012 e këtej”, shkruan ai.

Ndërkaq, sa i përket shifrës së përmendur nga Banka Botërore, ministri ka thënë se do të flasë në një postim tjetër për këtë çështje.

“Kurse sa i përket shifrës së cituar nga raporti i Bankës Botërore, në një postim tjetër mund të flasim edhe për atë indikator, por të jeni të sigurt që edhe aty kur e shohim trendin nëpër vite, Qeveria Kurti qëndron pakrahasueshëm më mirë sesa qeveritë e kaluara”, shkroi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti tregon se çka bisedoi dy orë me Macron: Diskutime të thella për sigurinë, integrimin dhe zhvillimin

Kurti tregon se çka bisedoi dy orë me Macron: Diskutime të thella për sigurinë, integrimin dhe zhvillimin

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Kurti premton shpërblime që “nuk ua merr mendja” nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Vdes një 68-vjeçare në QKUK, u godit nga motoçikleta

Miratohet paga e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Qeveria miraton vendimin për shpërblimit prej 500 mijë € për futbollistët e Kombëtares

Intervistohet një i dyshuar për shembjen e rrugës në Prishtinë

Intervistohet një i dyshuar për shembjen e rrugës në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën