Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se paga mesatare bruto, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat, në 3 vitet e fundit është rritur për 104 euro, ndërsa sipas tij në qeverisjet e kaluara për 7 vite ishte rritur vetëm 94 euro.
Murati tha se rritja më e madhe e pagës mesatare ka ndodhur në vitet 2023 me 9.4% dhe 2022 me 7.6%, pra dy vitet e Qeverisë Kurti./teve1.info/