TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murati: Kurti s’ka guxim, s’do ta nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Murati: Kurti s’ka guxim, s’do ta nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë

Madje, ai shtoi se Kosovës nuk i konvenon status-quo dhe se kjo është në favor veç se te Rusisë.

Ai nuk beson që kryeministri Akbin Kurti do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me shtetin fqinjë, kjo për shkak të mungesës së guximit

“Sa i përket dialogut unë shoh jo seriozitet total të gjithë akterëve. Kosova do të duhej të ishte më e interesuara që të jemi aktiv në dialog. Ne nuk na konvenon status-quo. Këtë e tha edhe ndihmës sekretarja e shtetit në vizitën e fundit kur tha se status-quo i konvenon Rusisë. Qeveria jonë ka ngecur në këtë status-quo dhe po i  pëlqen”.

“Zotëri Kurti ka ardhur në pushtet edhe duke e kritikuar gjithë procesin e dialogut. Dhe për aq sa e lexoj politikën e tij nuk besoj që ai do të nënshkruaj diçka dhe kjo është mungesë e guximit dhe bërja e politikës duke u bazuar në populizëm. Ne kemi nevojë për politikan të guximshëm që dinë çka duan dhe që na nxjerrin nga situata e status-quo në të cilën jemi”.

Megjithatë, Murati theksoi se nuk sheh interesim as nga Serbia dhe BE-ja që të ecet përpara me arritjen e një marrëveshje finale.

“Nuk shoh interesim as nga Serbia sepse ajo është e interesuar për bisedime teknike si kjo për targa të cilat nuk janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Nuk shoh dinamikë edhe te BE. Krejt ky proces e ka një element të ri që mund të shpejtoj dhe është faktori amerikan që po dërgojnë sinjale të qarta se nuk duan status-quo dhe kjo mund ta ndryshojë dinamikën”.

Murati poashtu shtoi se nga vizita e kryeministrit Albin Kurtit në ShBA nuk sheh ndonjë rezultat sepse nuk ka takime të nivelit të lartë.

“Ne duhet të shohim përfundimin e vizitës së Kurtit në ShBA. Nuk ka takime të nivelit të lartë dhe së paku niveli që do të duhej të pritej kryeministri është i sekretarit të shtetit. Dhe çdo gjë tjetër është e pakuptimtë. Nuk është e arritur nëse takon Eskobar në Uashington sepse Eskobar e ka punë Kosovën”.

“Mendoj që nëse mbetet ky nivel i takimeve është mesazh i administratës amerikane që Kosova e ka në raport me dialogun. Dhe lidhet edhe me projekte të tjera që Kosova disi në mënyrë të ngurtë nuk u bë pjesë e gazit. Me nivelin e presidentit janë të rralla takimet që mund t’i bëjë Kosova. Ndodhin zakonisht në takime ceremoniale. Niveli i takimeve që do të duhej të pritej do të ishte së paku sekretari i shtetit Blinken”, tha Murati./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

​Zgjedhja e presidentit, Bajqinovci kërkon mirëkuptim nga opozita për ta shmangur krizën

Një person sulmon policin, dy të tjerë i pengojnë në kryerje të detyrës, arrestohen

Pesë persona arrestohen për tentim vjedhje në Kaçanik

Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova

Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova

Izraeli rihap pjesërisht kalimin e Rafahut mes Gazës dhe Egjiptit

Izraeli rihap pjesërisht kalimin e Rafahut mes Gazës dhe Egjiptit

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

​Vrapuesi adoleshent vendos rekord të ri për kilometrin më të shpejtë nga një atlet i ri

​Vrapuesi adoleshent vendos rekord të ri për kilometrin më të shpejtë nga një atlet i ri

​Besimi i kampionit mesdhetar, Bogujevci: Kosova e përballon sfidën e Lojërave Mesdhetare

​Besimi i kampionit mesdhetar, Bogujevci: Kosova e përballon sfidën e Lojërave Mesdhetare

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

​Zgjedhja e presidentit, Bajqinovci kërkon mirëkuptim nga opozita për ta shmangur krizën

Afër 200 shtëpi të dëmtuara nga një mini-tornado në Francë

Afër 200 shtëpi të dëmtuara nga një mini-tornado në Francë

Email i Epstein zbulon plan për kapjen e miliardave nga asetet e ngrira të Libisë

Email i Epstein zbulon plan për kapjen e miliardave nga asetet e ngrira të Libisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën