TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Murati: Kisha ortodokse, mundësi e “pelegrinëve” për realizimin e synimeve destabilizuese

by TËVË 1
1 vit ago
4
A A
Murati: Kisha ortodokse, mundësi e “pelegrinëve” për realizimin e synimeve destabilizuese

16 serbë të paraqitur si pelegrinë u arrestuan nga një aksion i organeve shtetërore, të sigurisë e inteligjencës, në bashkëpunim me prokuroritë.

Ky rast për Kosovën u vlerësua si “përpjekje” e re për cenimin e sigurisë së Kosovës.

Ish-hetuesi, Murat Mehmeti disa nga “pelegrinët” e arrestuar i njeh personalisht.

Ai thotë si 16 të dyshuarit edhe shumë të tjerë kanë realizuar synime destabilizuese përmes kishave. Kjo, pasi sipas tij, mundësia më e fortë për veprim të tyre në Kosovë ka qenë përmes kishave ortodokse pasi që edhe janë arsyetuar lehtë të ndërkombëtarët.

“Nga disa prej personave që u arrestuan i njoh. Kam punuar zyrtar policor në atë pjesë. I kam kaluar 10 vite atje. Njëri merret me biznes, ka qenë formacion i strukturave paralele serbe, të tjerët janë me origjinë nga këtu, por që janë ushtar njëri nga ta. Është veprimtari e tyre, pas marrëveshjes së Kumanovës, kur kanë nënshkruar kapitullin për të dalë të gjitha forcat jashtë, mundësia më e fortë për veprim në Kosovë ka qenë kisha ortodokse edhe shumë më lehtë janë arsyetuar te ndërkombëtarët ‘se ne Kosovën e kemi çështje emocionale’. E pas kësaj i kanë kanalizuar edhe gjërat e tjera i kanë përzier. Kisha ka ndikim te ta, ka ndikim te popullata vendore edhe shërbimi i inteligjencës së tyre gjithmonë ka qenë prezent, deri vonë kemi qenë mbrapa. Tash jemi konsoliduar, mirë është që po operohet dhe  mirë është që po nxihen”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Murati thotë se “pelegrinët” edhe më parë kanë vepruar, pasi që sipas tij nuk i ka penguar askush derisa janë formuar institucionet kredibile.

“Deri në vitin 2010 kanë operuar pa pengesë. Nuk i ka penguar askush! S’kemi pasur institucione shumë kredibile të ndërtuara, jo institucione të inteligjencës, më vonë janë bërë të gjitha, me gjithë fillestarë, ku edhe të rinjtë e mësojnë punën”, tha ai.

Tashmë, pas krijimit të institucioneve të sigurisë e atyre të inteligjencës, Murati thotë se në veri dallimi është si nata me ditë.

“Një pjesë e kam kaluar atje. Gjendja në krahasim me atë çka unë e them në Mitrovicë, por edhe në gjithë Kosovën, prej vitit 2002 deri në këtë vit ku jemi është si nata me ditë. Ka ndryshim. Nuk po them që ajo popullatë po e donë më shumë Kosovën, por është krijuar qetësia në rrugë, serbët fqinjë janë popullatë që e respektojnë dhe i frikohen ligjit”.

Por, ai potencon që synimet e strukturave ilegale serbe nuk kanë ndryshuar.

“Ata nuk i kanë ndryshuar qëllimet. Ato lëvizjet janë, i ka akoma Radoiçiqi, pasi që është ende aktiv”.

Ai deklaron se tashmë gjendja e sigurisë në Kosovë është më e mirë.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren sot i ka liruar dy “pelegrinët” e fundit të dyshuar që janë arrestuar të dielën në Prizren. Pas ndalimit prej 48 orësh, kjo prokurori ka konstatuar se nuk ekziston dyshimi i bazuar që për ta të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

Kundër këtij vendimi të Prokurorisë ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri në detyrë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /teve1.info/

Tags: "pelegrinët serbë"Murat MehmetiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak për dy persona të dyshuar për kultivim të kanabisit

Jashari priti në takim komandantët nga Shqipëria e Kroacia, ushtrimet e përbashkëta temë diskutimi

Jashari priti në takim komandantët nga Shqipëria e Kroacia, ushtrimet e përbashkëta temë diskutimi

Trepça e Bashkimi synojnë Superkupën

Trepça e Bashkimi synojnë Superkupën

Fondi Saudit konfirmon 12 milionë € për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gati të financojë edhe një spital Pulmologjie

Në Ditën e Boshnjakëve, Maqedonci u ndan mirënjohje ushtarëve të komunitetit boshnjak që shërbejnë në FSK

Në Ditën e Boshnjakëve, Maqedonci u ndan mirënjohje ushtarëve të komunitetit boshnjak që shërbejnë në FSK

Vlora Hyseni kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

Vlora Hyseni kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

“Dardanët” përkrahin Kosovën në Debrecen

“Dardanët” përkrahin Kosovën në Debrecen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën