TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Murati fton Hamzën në debat: Nuk ka vota për t’u përballur me Kurtin

by teve1
8 muaj ago
4
A A
Murati fton Hamzën në debat: Nuk ka vota për t’u përballur me Kurtin

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka ftuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, në një debat televiziv lidhur me premtimet për rritje ekonomike.

Murati ka deklaruar se Hamza nuk ka mbështetje të mjaftueshme elektorale për t’u përballur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se një debat mes tyre do të ishte më realist.

“Unë e ftoj Bedri Hamzën për debat, kurdo që dëshiron, për të diskutuar tema ekonomike dhe e sfidoj të na tregojë se si i ka llogaritur premtimet që po i jep. Le ta testojë fillimisht me mua, sepse nuk ka aq vota sa për t’u matur me Albin Kurtin. Mendoj se, për nga votat, jemi më afër unë dhe Hamza sesa ai me Kurtin”, ka deklaruar Murati në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka vlerësuar se partitë e ish-opozitës po premtojnë rritje të pagave dhe pensioneve në kundërshtim me ligjin dhe pa bërë llogari konkrete financiare.

Sipas Muratit, një pjesë e premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore janë tashmë të realizuara nga Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si shembull, ai ka përmendur premtimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për punësim të garantuar për të rinjtë pas diplomimit.

“Disa nga pagat që po i premton opozita, ne tashmë veçse i kemi zbatuar. Për shembull, e kam dëgjuar Lumir Abdixhikun teksa premton se çdo i ri, sapo të diplomohet, do ta ketë një punë të garantuar dhe të paguar nga shteti me 500 euro. Ai po flet për programin ‘Superpuna’, ka thënë ai.

Murati ka sqaruar se programi “Superpuna” tashmë është në zbatim, me pagë aktuale prej 350 eurosh, e cila do të rritet në 425 euro nga 1 janari dhe në 500 euro nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe shtesat për gratë lehona, të cilat aktualisht janë 325 euro dhe pritet të rriten në 500 euro gjatë vitit të ardhshëm.

Duke folur për pagat në sektorin publik, Murati ka theksuar se ato janë të rregulluara me ligj dhe nuk mund të rriten përtej nivelit të rritjes ekonomike, një parim i vendosur që nga viti 2016 me insistimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Premtime të tilla janë të paligjshme. Nëse ligji thotë se pagat rriten në përputhje me rritjen ekonomike, nuk mund të premtohet rritje prej 50 për qind brenda një viti. Ose nuk e njeh ligjin, ose po manipulon publikisht”, ka deklaruar ai.

Sipas Muratit, ish-opozita po e bazon fushatën kryesisht në premtime për paga dhe pensione, pa mbështetje reale financiare./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV: Aflatoksina M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2% të VITA-s

Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore?

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV: Aflatoksina M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2% të VITA-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën