TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Murati e quan veprim të kotë dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për tatim në pronë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Murati: Ende pa i bërë një vit kemi marrë masa t’i ndihmojmë përnime bujqit

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar Ligjin për Tatimin në Pronë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ky veprim i tyre është i kotë, përcjell teve1.info

“Pra, po dëshmohet edhe njëherë që britmat këta nuk i kanë as për qytetarin e as për shtetin. Sidoqoftë, edhe ky veprim i tyre është i kotë. Krejt çka po duan të bëjnë me këtë potez kasta e vjetër politike, është që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese”. Por kjo nuk pin ujë. Sepse ligji i ndryshuar tashmë është në fuqi, dhe secila komunë ka mundësinë të vendosë për faljen ose jo të një pjese të tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit më së largu me 15 shtator 2023”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se është tentuar që t’i hidhet faji Qeverisë Kurti për “ligjin që e kishin miratuar vetë më 2018”.

“Për ligjin që e kishin miratuar vetë më 2018, ligj i cili parashihte vlerësimin e pronave sipas tregut, dhe që parashihte që përveç tatimit në objekte, të fillonte edhe të llogaritej tatimi në tokë me 100% të vlerës në vitin 2023, tentuan t’ia hedhin fajin qeverisë sonë. Thanë se qytetarit po i vihej barrë e papërballueshme, dhe se po të ishte në dorën e tyre, do ta letësonin këtë barrë. Qeveria Kurti e bëri këtë të mundur duke miratuar ndryshimin e Ligjit për Tatim në Pronë, ashtu që secila komunë të kishte mundësinë të falte faturat deri në 100 euro për vitin 2023, për të gjithë tatimpaguesit. Dhe, çfarë bëjnë tash ata që para 6 muajsh “qanin hallin e qytetarëve”? E dërgojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur Murati. /Teve1.info/

Komunat e dërgojnë Ligjin për Tatimin në Pronë në Gjykatën Kushtetuese

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK kujton zgjedhjet e 24 Majit 1992: Fillimi i shtetësisë së Kosovës

​“Prishtina 2030” hyn në fazë vendimtare, zbulimi i logos dhe infrastruktura sportive në fokus

​“Prishtina 2030” hyn në fazë vendimtare, zbulimi i logos dhe infrastruktura sportive në fokus

Haziri: Xhandarmëria si term te shqiptarët është irritues – premtim elektoral

Haziri: Xhandarmëria si term te shqiptarët është irritues – premtim elektoral

Pagani i ri ofron luks mbretëror dhe mund të “fluturojë”

Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën 25-vjeçari

Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën 25-vjeçari

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën