TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungon prokurori special, shtyhet gjykimi ndaj ish-inspektorëve të ATK-së dhe të tjerëve

by teve1
2 vjet ago
0
A A
ATK: Për 7 muaj të këtij viti janë realizuar mbi 435 milionë euro nga tatimet

Për shkak se prokurori special Shpetim Peci ka njoftuar gjykatën se për arsye shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm është shtyrë gjykimi në rastin ku Skender Fetaj, Ramadan Latifi, Driton Haxhija, Arian Kastrati, Burim Ismajli, Fisnik e Ramadan Ibishi dhe Selatin Hoxha, po akuzohet korrupsion dhe vepra tjera penale

Një gjë e tillë u bë e ditur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj.

Po ashtu, i njëjti paraprakisht njoftoi se kjo seancë do të mbahej në sesionin e pasdites për shkak se anëtarët e trupit gjykues gjendeshin në një gjykim tjetër.

Në këtë rast, dy ish-inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ramadan Ibishi dhe Selatin Hoxha, akuzohen për zbulim të fshehtësisë zyrtare. Të akuzuarit Skender Fetaj, Ramadan Latifi, Driton Haxhija, Arian Kastrati dhe Burim Ismajli, akuzohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Ramadan Latifi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, për ndihmë në zbulim të fshehtësisë zyrtare, akuzohet Fisnik Ibishi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 maj 2019, të pandehurit Skender Fetaj, si pronar i biznesit “EGTK II” sh.p.k, Arian Kastrati dhe Driton Haxhija si menaxherë, në bashkëkryerje kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit. Për këtë vepër akuzohen edhe Ramadan Latifi dhe Burim Ismajli. Latifi po akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Ramadan Ibishi dhe Selatin Hoxha akuzohen se në cilësinë e inspektorëve të lartë të Administratës Tatimore të Kosovës, në drejtorinë e lojërave të fatit, iu kanë vënë në dispozicion informatat që janë fshehtësi zyrtare të pandehurve Driton Haxhija dhe menaxherëve të tjerë, duke i njoftuar për aksionet e ATK-së, duke iu mundësuar t’iu ikin kontrolleve në mënyrë që të mos gjobiteshin. Kurse, Fisnik Ibishi, akuzohet se me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Ramadan Ibishi, në kryerjen e veprës penale “zbulimi i fshehtësisë zyrtare”. /BetimipërDrejtësi

Tags: ATKGjykimiprokurori special
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nushi: Ky pushtet mposhtet me një opozitë të re, jo kjo që thotë nuk kam vija të kuqe

Nushi: Ky pushtet mposhtet me një opozitë të re, jo kjo që thotë nuk kam vija të kuqe

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria ndan 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ymeri: Kthimi i Osmanit në LDK është fakt i kryer

“InfoNata” 30.04.2026

Abdixhiku e Osmani përfundojnë takimin, paralajmërojnë “lajme të mira”

Abdixhiku e Osmani përfundojnë takimin, paralajmërojnë “lajme të mira”

Ymeri: Pranimi i ofertës për bashkëqeverisje me LVV-në do të ishte vetëvrasje politike partiake

Ymeri: Pranimi i ofertës për bashkëqeverisje me LVV-në do të ishte vetëvrasje politike partiake

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën