TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungesa e njohjeve – ekspertët thonë se diplomacia kosovare ka dështuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën

Njohësit e këtyre proceseve, thonë për Ekonomia Online, se institucionet kosovare kanë dështuar në këtë aspekt.

Ndërsa, theks të veçantë i japin edhe mosnjohjes së pesë shteteve të Bashkimit Evropian.Duke folur për këtë çështje, profesori universitar, Dorajet Imeri, thotë se pesë shtetet mosnjohëse, e ndërlidhin njohjen e Kosovës si shtet me marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse thotë se ka angazhime në këtë drejtim, Imeri thotë se kjo ende nuk ka rezultuar me ndonjë njohje.

“Procesi i njohjeve është tejet kompleks dhe shumë i rëndësishëm që shtetet e marrin në një entitet politik që sapo është deklaruar shtet. Situata e Kosovës është shumë e ndjeshme, fatkeqësia është se procesi i njohjes deri dikund po lidhet me procesin negociues Kosovë-Serbi. Shumica e shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kanë deklaruar tashmë se ne nuk do ta njohim Pavarësinë e Kosovës, pa ndonjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra kjo është fatkeqësi që po përballet vendi jonë”, u shpreh ai.

Imeri thotë se gjatë këtyre viteve, Kosova u përball me një fushatë të ashpër nga diplomacia serbe, që vazhdimisht lobonte për tërheqje të njohjeve të shtetit të Kosovës.

“Por që ka shtete që e kanë shkruar dokumentin i cili thotë se ne e çnjohim Pavarësinë e Kosovës, po ashtu është e vërtetë. Çka dua të them është se disa shtete e kanë deklarur një gjë të tillë që nënkupton se kanë vepruar konform një shtytje të madhe politike që e ka zhvilluar diplomacia serbe që nuk ka lënë pa shfrytëzuar të gjitha veprimet, duke përfshirë përmes korruptimit e shantazhit”, u shpreh ai.

Se mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së, po e dëmtojnë Kosovën në sigurimin e njohjeve të reja, e thotë edhe profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazreku. Madje, sipas tij Kosova ende nuk e ka kuptuar interesin strategjik të saj.

“Po mendoj që po sepse Kosova nuk e ka kuptuar që interesi strategjik i Kosovës është fokusimi në arritjes në këto pesë njohjet, dhe Kosova shumë pak ka aktivitet në funksion të bindjes së këtyre pesë shteteve për ta njohur Kosovën, përderisa nuk shohim aktivitete të politikës së jashtme të Kosovës në funksion të arritjes së këtij objektivi sepse është ky është objektiv strategjik për Kosovën, atëherë ne mund të konkludojmë se Kosova nuk e ka kuptuar drejtë se çka është interes strategjik i saj”, u shpreh Mazreku.

Mazreku ka thënë se në etapa të ndryshme, Kosova ka mundur ta shfrytëzojë më mirë sigurimin e njohjeve të reja.

Ai përmend edhe ndihmën që i ka dhënë Gjermania, Greqisë.

“Kosova ka pasur shumë momente kur ka mundur t’i shfrytëzojë këto momente, një prej momenteve shumë të rëndësishme kur është dashur të shfrytëzohet fuqia ndikuese e Gjermanisë dhe Francës ka qenë kriza financiare globale, atëherë kur Gjermania e krediton komplet sistemin ekonomik edhe financiar të Greqisë, dhe njëri nga kushtet e lehta për Greqinë do duhej të ishte njohja e Kosovës, sepse BE-ja është vet shpëtimtari i Greqisë. Në këtë rast, njohja nga ana e Greqisë do ta sjelltë edhe njohjen e Qipros”, u shpreh ai./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Nëna e raporton të zhdukur djalin e saj të mitur

Sekuestrohen 600 kg djathë në rajonin e Zubin Potokut

Sekuestrohen 600 kg djathë në rajonin e Zubin Potokut

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Mungesa e psikologëve dhe e pedagogëve në shkolla, ekspertët fajësojnë komunat

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Nëna e raporton të zhdukur djalin e saj të mitur

Sekuestrohen 600 kg djathë në rajonin e Zubin Potokut

Sekuestrohen 600 kg djathë në rajonin e Zubin Potokut

Foda lë Avdullahun e Hajdarin në tribuna

Foda lë Avdullahun e Hajdarin në tribuna

Vritet 44-vjeçari shqiptar në ShBA

Vritet 44-vjeçari shqiptar në ShBA

Xhamajka njeh Palestinën si shtet

Palestina mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit izraelit në Rafah

OKB miraton rezolutën e hartuar nga ShBA për Gazën

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën