TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungesa e librave shqip, sfidë për gjimnazistët e Luginës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mungesa e librave shqip, sfidë për gjimnazistët e Luginës

Në Luginën e Preshevës janë katër shkolla të mesme në gjuhën shqipe, por nxënësit shqiptarë vazhdojnë të kenë probleme me tekstet në gjuhen amtare. Në Luginë kërkojnë që të gjendet një zgjidhje mes dy qeverive, Kosovës dhe Serbisë, për tekstet dhe plan-programet.

Ajan Hajrullahu nga Presheva është fitues i shumë çmimeve në gara shkencore, e të fundit e ka fituar në matematikë. Ai sapo ka përfunduar shkollën fillore. Tregon se pavarësisht sukseseve, ka pasur sfida të mëdha, për shkak të mungesës së teksteve në gjuhën shqipe.

Ai thotë se për t’i arritur këto rezultate është dashur shumë angazhim. “Më është dashur të mësoj”, thotë ai.

Edhe mësimdhënësit në shkollat e mesme shqipe në Luginën e Preshevës kanë vështirësi në mungesë të librave në gjuhën shqipe, sepse ata nga gjuha serbe duhet t’i përshtatin me plan-programin.

Shpresa Abdullahu është profesoreshë në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva”. Ajo thotë se ka vështirësi të mëdha edhe për mësimdhënës mungesa e teksteve shkollore në gjuhen shqipe, derisa thotë se ka shumë nxënës të mirë.

E drejtori i gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë, Nadër Sadiku, i tha RTK-së se gjasat janë vogla për furnizim me tekste shkollore, pa një marrëveshje mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Serbisë,

“Duhet një marrëveshje mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e testeve në mënyrë që edhe plan-programi të përshtatet”, tha ai.

RTK e ka pyetur Ministrinë e Arsimit në Kosovë lidhur me mundësinë e furnizimit me tekste shkollore në gjuhën shqipe të shkollave të mesme në Preshevë, por gjatë ditës nga MASHTI nuk kanë kthyer përgjigje. Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka financuar Luginën e Preshevës për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

Sot shqyrtohet projektligji për Specialen

Mot me diell

Mot kryesisht me diell

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

Sot shqyrtohet projektligji për Specialen

Mot me diell

Mot kryesisht me diell

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën