TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Mbi një mijë persona kanë shprehur interesim për të filluar procedurat e fertilizimit të asistuar. Por ani pse ka interesim të lartë, mungesa e barnave esenciale ka bërë që këto procedura të mos fillojnë ende edhe pas më shumë se gjashtë muajve që është përuruar ky repart në QKUK.

nga Doresa Geci
3 orë më parë
1 0
A A

Shumë  çifte të cilët nuk po mund të realizojnë ëndrrën për t’u bërë prindër,  tash e disa muaj janë duke trokitur në dyert e repartit të feritilizimit të asistuar.

Që nga hapja e këtij reparti në QKUK në dhjetor të vitit që lamë pas,  mbi një mijë qifte kanë bërë vizitë në Klinikën e Gjinekologjisë, përkatësisht në repartin e IVF-it.

Sipas shefit të repartit të IVF-it, Leandrit Bejtullahu, nga dhjetori i vitit 2024 e deri në fund të qershorit, janë bërë 1304 konsultime, ku prej tyre kanë qenë 349 rikonsultime.

Çiftet nga mosha 25 vjeçare e deri në moshën 55 vjeçare kanë kërkuar trajtim në këtë reparte.

Megjithatë për të marrë shërbimet e IVF-it ka kufizime në moshë.

“Ne me qeliza të veta e kemi bërë deri moshën 42 vjeçare e kemi lënë mundësinë deri në 45, nëse pacientja kundër moshës është në kondicion të mirë, mbi moshën 45 vjeçare mundemi me provu vetëm me qeliza të donatorëve do të thotë që as ato paciente nuk do t’i neglizhojmë, nuk do bëjmë diskriminime në bazë të moshës”, tha shefi i repartit të IVF.

Por ani pse është hapur që më shumë se gjashtë muaj, IVF si procedurë ende nuk ka filluar.

“Me IVF si procedurë ende nuk kemi filluar me apliku. Fillimisht jemi orientu me i identifiku pacientët që i plotësojnë kushtet për me iu nënshtru procedurës në bazë të kritereve mjekësore, të moshës. Çështja është që kemi vonesë në sigurimin e barnave. Ministria e Shëndetësisë se ka dalë me proklamat dmth kjo nuk është fshehtësi por disa barna nuk kanë mundur me u siguru përmes tenderit sepse nuk ka pas ofertues. Ne po shpresojmë që së shpejti të zgjidhet kjo çështje”, tregoi Bejtullahu.

Shërbim Spitalor i Kosovës në fund të marsit kishte anuluar tenderin për blerjen e këtyre barnave të cilat janë në listën e barnave esenciale.

E gjithë kjo pasi asnjë operator ekonomik nuk ka ofertuar në këtë procedurë tenderuese.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në SHSKUK për të kuptuar nëse do të rihapet tenderi, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Por ndonëse IVF nuk është duke u aplikuar , punën tjera në këtë repart janë duke u kryere.

“Ne këtë procedurën diagnostike jemi duke e zhvillu pa problem, prej rasteve qe i kemi konsultu janë realizu dikun afër 100 operacione, të cilat janë operacione me kamerë por që njëkohësisht shërbejnë si diagnostikë të organeve reproduktive tek femrat”, tregoi ai.

Shërbimet dhe barnat për fertilizim të asistuar janë falas në dy provat e para, kurse pas tyre çmimi shkon nga 600 deri në 700 euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin, dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një të mituri tjetër

Vërshimet shkaktuan mbi 1 milion euro dëme, Dragashi në pritje të parave nga Qeveria

Vërshimet shkaktuan mbi 1 milion euro dëme, Dragashi në pritje të parave nga Qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X