TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungesa e barnave esenciale dhe infrastruktura e dobët në QKMF-në e Vushtrrisë

Mungesa e barnave esenciale në Qendrën Kryesorë të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, për shumë banorë të kësaj ane është kthyer në problem, pasi sipas tyre në këtë formë edhe po preken financiarisht. Nga ana tjetër edhe punonjësit shëndetësor kanë ankesa sa i përket infrastrukturës së dobët dhe kushteve për ushtrimin e detyrës.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mungesa e barnave esenciale dhe infrastruktura e dobët në QKMF-në e Vushtrrisë

Tash e sa vite kanë mungesë të barnave esenciale, e hiç mirë nuk po qëndrojnë as me pajisjet mjekësore, e këtë fakt më së shumti po e vuajnë banorët e komunës së Vushtrrisë, të cilët jo rrallë herë ankohen për shërbimet mjekësore.

“Si kanë pajisjet që ju nevojiten, fasha e këso sene, kanë ndonjëherë mungesë. Barnat zakonisht i blejna jo që na i kanë dhanë këtu, edhe pse thuhet se ekziston ndonjë por çka bëjnë me to nuk e dina, nuk gjinden zakonisht, duhet me i ble”, shprehet qytetari nga Vushtrria.

Përveç mungesës së barnave esenciale, ankesa për infrastrukturën e dobët brenda kësaj qendre mjekësore kanë edhe punonjësit shëndetësor.

“Kjo ndërtesë nuk i plotëson kushtet si institucion shëndetësor, dhe nuk mundet as nuk ta certifikon asnjë institucion kredibil,d.m.th është jashtë standardeve. Plani jonë tash është në ndërtesën që ka qenë në QMF në hyrje, me e ba modifikimin, dhe me kalu ajo ma u ba QKMF dhe kjo me mbetë me këto dobësi dhe me këto parregullsi që nuk është e rregullime me u ba QMF”, thotë Hasan Rama, koordinator i planifikimit në QKMF.

Se ky objekt nuk i plotëson standardet për pune e thotë edhe drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Nexhmedin Rashica.

“Sa i përket infrastrukturës, nuk jemi të kënaqur me objektin e ri të QKMF-së, sepse nuk i plotëson kushtet hapësinore dhe ndërtimore, dhe jemi duke punuar që të modifikojmë QMF1 dhe QKMF- në kështu që QMF1 i plotëson të gjitha kushtet dhe mendojmë me ndërtimin e zyrave administrative që jemi duke punuar, do të bëhet një objekt që i plotëson të gjitha kushtet si QKMF”, shprehet Rashica.

Ndërkaq sa i përket mungesës së barnave esenciale, Rashica thotë se shumica prej tyre sigurohen nga kontratat kornizë se sa nga Ministria e Shëndetësisë.

Rashica thotë se në këtë pikë, më shumë kanë probleme sa i përket furnizimit me insulin, e që për këtë e hedhë fajin tek Ministria e Shëndetësisë.

Kronika e realizuar nga gazetarja Riga Gjata

Tags: QKMFvushtrri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kush e kontrollon përdorimin e parasë publike në kohë zgjedhjesh?

Nesër mblidhet Qeveria e Kosovës

Bërxulli: Deklarata e Marta Kos është në kundërshtim me atë që tha Ursula von der Leyen në Prishtinë

Bërxulli: Deklarata e Marta Kos është në kundërshtim me atë që tha Ursula von der Leyen në Prishtinë

Bytyqi: Protestuesit ishin të armatosur, Kurti iu frikësua tensioneve, PDK-ja bëri hile me procesin për presidentin

Bytyqi: Protestuesit ishin të armatosur, Kurti iu frikësua tensioneve, PDK-ja bëri hile me procesin për presidentin

17 vrasje nga janari deri në shtator, ekspertët kërkojnë ndërhyrje ndaj shenjave paralajmëruese

​Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

​Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Kosova lançon në nëntor platformën e identitetit elektronik, e-ID

Kosova lançon në nëntor platformën e identitetit elektronik, e-ID

Aleanca kërkon që ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitet shtetëror

Aleanca kërkon që ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitet shtetëror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën