TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mungesa e anesteziologëve e lë Neurokirurgjinë me një sallë operimi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mungesa e anesteziologëve e lë Neurokirurgjinë me një sallë operimi

Afër 2 milionë euro është shuma që Klinika e Neurokirurgjisë ka përfituar për modernizimin e pajisjeve mjekësore. Këto pajisje do të mundësojnë intervenime që nuk kanë qenë të mundura të realizohen më parë në QKUK, ka thënë Drejtori i Klinikës, Besnik Elshani.

Elshani ka thënë se me këto pajisje do të reduktohet edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit. Ai ka thënë se falë këtyre aparaturave, do të ndihmojnë në rastet të cilat diagnostikohen me forma më agresive të kancerit që origjinën e kanë në tru. Krahas kësaj, projekti përfshin edhe rinovimin e sallës së dytë operative.

“Klinika e Neurokirurgjisë është përfituese e projektit nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 2 milionë eurosh që nënkupton pajisjet më moderne teknologjike, neurokirurgjikale të kohës, që përfshin pajisjet siç janë; neorumikroskopi elektronik i gjeneratës më të re, neuronavigatori, neuroendoskopi, fluoroskopi dhe këtu përfshinë edhe rinovimi i sallës operative të klinikës sonë”, ka thënë Elshani.

E duke folur për pajisjet e reja, Elshani ka thënë se do të mundësojnë reduktimin e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.

“Sigurisht që rezultatet nuk do të mungojnë për arsye se me këto pajisje është një përparësi e madhe sepse Klinika e Neurokirurgjisë, nuk do të jetë ajo klinikë nga e cila nuk do të shkojnë pacientët për trajtim jashtë vendit”, ka thënë tutje Elshani.

E mungesa e anesteziologëve, ka bërë që Klinika e Neurokirurgjisë të punojë me vetëm një sallë operative. Për këtë, Elshani kërkon që sa më shpejtë të shtohet numri i tyre dhe të funksionojnë me dy salla të operacionit.

“Sa i përket Klinikës së Neurokirurgjisë në përgjithësi, mund të them se në kuadër të kapacitetit që kemi dhe ne që punojmë tani, kemi vetëm një sallë operative për momentin dhe kjo është një hendikep që e kemi. Në pritje të padurueshme do thosha, që të kemi sallën e dytë. Kjo pra varet njëkohësisht nga Shërbimi i Anesteziologjisë, i cili është premtuar që me rastin e renovimit të sallave, do të kemi kapacitetin edhe të sallës së dytë operative”, u shpreh Elshani, teksa me kapacitetet që kanë numri i operacioneve shkon në 600.

“Kjo ndërlidhet sigurisht edhe me numrin e operacioneve. Operacionet neurokirurgjikale aktualisht me një sallë operative, në vitin që lamë pas kemi arritur një vit rekord në historinë e Neurokirurgjisë, kemi bërë më shumë se 625 operacione. Pra synimi është që me kapacitetin e dy sallave operative, për kokë banori, sigurisht që numri i operacioneve do të ishte i kënaqshëm nëse do arrihej mbi 1 mijë”, potencoi Elshani./ EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduken dy motra në Novobërdë, Policia nis hetimet

Detaje se si u kap në flagrancë polici që posedonte drogë në Prishtinë

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut

Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup

Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup

Krejt çfarë ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri – Detaje

Gjuajtje me armë, përplasje e qëllimshme me veturë dhe arrestime – Policia jep detaje për incidentin në Prishtinë

Zhduken dy motra në Novobërdë, Policia nis hetimet

Detaje se si u kap në flagrancë polici që posedonte drogë në Prishtinë

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut

Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup

Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup

Krejt çfarë ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri – Detaje

Gjuajtje me armë, përplasje e qëllimshme me veturë dhe arrestime – Policia jep detaje për incidentin në Prishtinë

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes në QKUK një grua, rasti po hetohet si shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën