TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Analisti politik, Basri Muja ka vlerësuar se vendi rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja pas mungesës së një marrëveshjeje politike për çështjen e presidentit.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Muja është shprehur se kishte pritur që partitë politike të arrinin një dakordim për një emër konsensual për presidentin, por sipas tij, kalkulimet e ngushta politike po e pengojnë një gjë të tillë.

“Duket se po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, fatkeqësisht. Kam shpresuar që partitë do të dakordohen për një emër konsensual, por ato, për shkak të kalkulimeve politike, janë të gatshme ta çojnë vendin në zgjedhje të katërta apo të pesta brenda një viti e gjysmë, duke përfshirë edhe ato komunale me balotazh, çka është shumë keq”, ka deklaruar ai.

Muja ka komentuar edhe ofertën e kryeministrit, Albin Kurti ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar atë si “shumë të bollshme”.

“Mendoj se oferta për LDK-në ishte shumë e bollshme. Ajo përfshinte katër poste ministrore, pozitën e zëvendëskryeministrit si dhe atë të kryeparlamentarit. Megjithatë, duket se partitë tashmë e kanë ndarë mendjen dhe po shpresojnë që në një proces të ardhshëm zgjedhor do ta rrisin përkrahjen popullore, përkatësisht do ta ulin mbështetjen për partinë në pushtet. Për këtë arsye, sipas meje, ato janë të gatshme ta sakrifikojnë edhe një ofertë të tillë”, ka thënë Muja.

Ai ka shtuar se refuzimi i vazhdueshëm pa ofruar alternativa konkrete përbën bllokadë politike nga opozita.

“Se sa është e sinqertë oferta e Kurtit është çështje tjetër, por ata të paktën po ofrojnë diçka. Ndërkohë, partitë opozitare nuk po ofrojnë asgjë dhe nëse vazhdimisht refuzon pa paraqitur alternativë, atëherë kjo përbën bllokadë. Elektorati kosovar ka ditur të japë verdikte për bllokuesit; e kemi rastin e zgjedhjeve të fundit, ku mendoj se LDK-ja është penalizuar ndjeshëm edhe për shkak të qasjes së saj bllokuese pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar”, ka përfunduar Muja.

Ndryshe, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës në takimin e zhvilluar të hënën.

Pas këtij takimi, përfaqësues të të dyja palëve kanë lënë të kuptohet se nuk priten më takime të tjera ndërmjet tyre për këtë çështje.

Ndërkaq disa orë më vonë, subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, tha se e konsideron “të përmbyllur” kontributin e saj sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit.

PDK tha se gjatë ditës e ka pranuar një ofertë nga LVV-ja për presidentin, por kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, e vlerësoi si “joserioze”.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadon më 28 prill dhe nëse deri atëherë nuk zgjedhet një president, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nura pret me ankth verdiktin në Hagë: Besoj se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

Nura pret me ankth verdiktin në Hagë: Besoj se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

Cani nga Haga: Nëse vendimi bazohet në përgjegjësi kolektive, do të ishte gjykim shumë i rëndë për Kosovën

Cani nga Haga: Nëse vendimi bazohet në përgjegjësi kolektive, do të ishte gjykim shumë i rëndë për Kosovën

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti kujton Flora Brovinën: Do të mbetet në historinë e Kosovës për veprën e saj

“Kam ardhur me i marrë për në Kosovë” – Nga lufta në Kosovë te pritja e verdiktit në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së

Maqedonci: BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për veprimet destabilizuese

Maqedonci: BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për veprimet destabilizuese

Emisioni “Ditari” 15.09.2026

Emisioni “Ditari” 15.09.2026

Kos në PE: Shqipëria ka përmbushur IBAR, hap i rëndësishëm drejt mbylljes së negociatave

Marta Kos: Glorifikimi i Mlladiqit s’ka vend në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën