Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri ka marrë 17 vota nga votimi me kusht.
Dy më pak, 15 i ka kandidati i LVV-së, Taulant Kelmendi.
Nga votat e numëruara deri më tash, Muhaxheri ka 46,22% apo 19,705 vota, kurse Kelmendi ka 27, 81% apo 11,858 vota.
Edhe në këtë komunë kryetari do të përcaktohet përmes balotazhit.