COVID-19 vazhdon të jetë ende prezent në Kosovë, ashtu si edhe në shumë vende të tjera.
Ministria e Shëndetësisë ka treguar disa nga simptomat e COVID-it të zgjatur, përcjell teve1.info
Ndër to janë lodhja, probleme me gjumin e dhimbje gjoksi.
“Simptomat e zakonshme të Covid-it të zgjatur përfshijnë lodhjen, gulçimin, rrahjet e shpejta të zemrës, dhimbje gjoksi, probleme me gjumin, konfuzion i trurit, dhimbje të kyçeve e muskujve, lodhje e gjatë, etj. Nëse kanë kaluar disa javë që kur keni pasur COVID-19 dhe keni ende simptoma që ndërhyjnë në aktivitetet tuaja të përditshme, bisedoni me mjekun tuaj”, bëhet e ditur në njoftim.
Sipas MSH-së, personat e vaksinuar kundër COVID-19 kanë më pak gjasa të përjetojnë simptoma të COVID-it të zgjatur.
Aktualisht, në vend janë 232 raste aktive me koronavirus. /Teve1.info/