TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MSH thotë se po rrezikohet jeta e qytetarëve nga disa vendime të OSHP-së

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Turqia po refuzon trajtimin falas të 100 pacientëve kosovarë në vit

MSH-ja përmes një njoftimi thotë se kjo po bëhet edhe përkundër se është e ndaluar shprehimisht me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

“Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me disa vendime të Organit Shqyrtues të Prokurimit (Vendimet nr. 397, 409/22, Vendimin nr. 425/22 dhe Vendimin nr. 596/22) përmes të cilave vendime të kundërligjshme, OSHP po tenton të lejojnë prokurimin e barnave pa Autorizim të Marketingut në Kosovë, përkundër se kjo është e ndaluar shprehimisht me Ligjin Nr. 04/L -190 për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Autorizimi për Marketing është Leje e dhënë nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale për aprovimin e barit për treg bazuar në plotësimin e kërkesave për kualitet, siguri dhe efikasitet për përdorim human në tretmanin terapeutik”, thuhet në njoftim.

Kjo ministri ka bërë të ditur se të gjitha këto vendime i ka kundërshtuar përmes padive gjyqësore dhe të njëjtit kanë kërkuar pezullimin e vendimeve deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor.

“Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik se të gjitha këto vendime i ka kundërshtuar nëpërmjet padive gjyqësore dhe ka kërkuar pezullimin e vendimeve deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor, e që jemi të bindur se gjykata do t’i konsiderojë si të kundërligjshme. Rreziku që i kanoset përdoruesve të barnave pa Autorizim Marketing është i lartë, pasi që në rast se ne zbatojmë vendimet e lartëcekura të OSHP-së, atëherë Republika e Kosovës efektivisht do të lejonte importin e pakontrolluar të barnave në vendin tonë dhe për çdo efekt të padëshiruar të barnave askush nuk do të mund të mbahet përgjegjës. Ky Autorizim është kusht bazik i patejkalueshëm për verifikimin e sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të barnave”, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas MSH-së, nuk ka asnjë arsyetim valid dhe të pranueshëm që qarkulluesit e produkteve medicinale mos të pajisen me Autorizimin e Marketingut sipas kërkesave të Ligjit por edhe të çdo standardi për sigurinë e barnave.

“Për fat të keq, në këtë reformë të sigurimit të cilësisë, jemi duke u ballafaquar me rezistencën e pakuptimtë të OSHP-së e cila paradoksalisht ka mision që të mbrojë ligjshmërinë në prokurim publik e në anën tjetër me këto vendime është duke ndihmuar kompanitë farmaceutike të cilat refuzojnë qe shumë vite regjistrimin e barnave dhe rrezikojnë të krijojnë kaos farmaceutik në vend. Nuk ka asnjë arsyetim valid dhe të pranueshëm që qarkulluesit e produkteve medicinale mos të pajisen me Autorizimin e Marketingut sipas kërkesave të Ligjit por edhe të çdo standardi për sigurinë e barnave. Ministria e Shëndetësisë është autoriteti qe harton politikat dhe monitoron zbatimin e tyre. Si autoritet i tillë nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që në Republikën e Kosovës të vendoset në pikëpyetje protokolli bazik i kontrollit të qarkullimit të barnave. Rikujtojmë që kjo nuk është një çështje komerciale, por një çështje thelbësore e mandatit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe agjencive të saj”, është bërë e ditur në njoftimin e kësaj ministrie.

Ndërkaq, nga MSH-ja kanë thënë se “OSHP i mori të gjitha këto vendime, pa konsultim me organet përgjegjëse, pa angazhuar ekspertë të fushës së farmacisë dhe në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi ende i pakonstituuar – juristët kërkojnë përgjegjësi: Kushtetuesja e ka thënë qartë

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Punëtorët teknik në disa shkolla paguhen nën pagë minimale, vetëm 390 euro

Punëtorët teknik në disa shkolla paguhen nën pagë minimale, vetëm 390 euro

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Syla nga OVL-UÇK: Jemi të gatshëm për datën 12, por edhe për datën 16 shtator

Syla nga OVL-UÇK: Jemi të gatshëm për datën 12, por edhe për datën 16 shtator

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën