TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

MSh: Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
MSh: Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas situatës së krijuar si pasojë e të reshurave në vend, furnizimi me ujë të pijshëm është stabilizuar.

Sipas njoftimit thuhet se Qeveria e Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

Teksa ekipet e Institutit Kombëtar vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie dhe me monitorim të rregullt, në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.

“Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe  janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj dhe fabrika Drenas trajtojnë ujin  me kapacitet jo të plotë.

Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,1mg-0,3mg/L.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në tërë zonën e shërbimit.

Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet të vlohet para përdorimit.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: Vlerat e turbullirës brenda standardeve.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike rezultojnë brenda standardeve.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L

Për shkak të komunikimit të lumit Klina me resursin e Jarinës, uji ka kontaminim bakteror.

Rekomandojmë KRU “Hidrodrini” të ngrisë nivelin e kontrollit në procesin e trajtimit dhe në rrjetin shpërndarës.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës:

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë.

Të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,25mg-0,35mg/L.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë, Kaçanik, Hani Elezit,  Shtërpcë të gjitha mostrat e ujit janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2-0,3mg/L.

KRU “Hidromorava”- Rajoni Gjilan:

Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Gjilan janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.

KRU “Hidroregjioni jugor”- Rajoni Prizren:

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP Prizren janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3 mg/L.

IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

  • Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit
  • Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit
  • Pastrimi i të gjitha stabilimenteve në procesin e trajtimit
  • Pastrimi i rezervoareve dhe rrjetit shpërndarës
  • Riparimi dhe debllokimi i pusetave
  • Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarës

Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet”, thuhet në njoftim./teve1.info./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reagon i pari i Gjilanit pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

Reagon i pari i Gjilanit pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Haziri: Kurti po e merr politikën e LDK-së dhe po e përkthen në vizion të tij

Haziri për vrasjen e trefishtë: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Krasniqi: Alarm për pasigurinë e kriminalitetin që po rriten

Reagon i pari i Gjilanit pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

Reagon i pari i Gjilanit pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

Reagim zyrtar nga FIFA për skandalin në futbollin turk, aty ku u grushtua gjyqtari Meler

Vllaznia fiton gjyqin ndaj Ballkanit në FIFA

Real Madridi konfirmon lëndimin e Camavingas, francezi pritet të kthehet në derbi

Camavinga lëndohet përsëri, humb startin e sezonit

Netanyahu mbron planin për pushtimin e Gazës: Rruga më e shpejtë drejt fundit të luftës

Netanyahu mbron planin për pushtimin e Gazës: Rruga më e shpejtë drejt fundit të luftës

Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Hendboll, Kosova U19 gati për fazën e dytë të Botërorit

Hendboll, Kosova U19 gati për fazën e dytë të Botërorit

“Nuk e di të ardhmen”, Kumbulla: Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës

Kumbulla largohet nga Roma, Cagliari e Espanyoli në garë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X