Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon ceremoninë e hapjes së Edicionit të 11-të, të Shkollës Diplomatike.
Edicioni i këtij viti zhvillohet me temën:“Diplomacia në kohë të sfidave globale – Siguria, Teknologjia dhe Ndryshimet Gjeopolitike.”
Sipas MPJD-së në këtë ngjarje do të marrin pjesë diplomatë nga 42 shtete të ndryshme, duke ofruar një platformë të pasur për shkëmbim idesh, dialog të thelluar dhe forcim të partneriteteve ndërkombëtare./teve1.info/