TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MPJD: Gjykata e Lartë e Suboticës ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin ish-policit Spahiu

by teve1
5 muaj ago
1
A A
MPJD: Gjykata e Lartë e Suboticës ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin ish-policit Spahiu

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se të mërkurën Gjykata e Lartë e Suboticës ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për 30 ditë të tjera ndaj ish-zyrtarit policor të Kosovës, Arbnor Sejdiu.

Në njoftim thuhet se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, MPJD-ja është duke vazhduar përpjekjet intensive për trajtimin e drejtë dhe adresimin institucional të rastit të arrestimit të Spahiut nga autoritetet serbe.

“Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor 2025 dhe ndaj tij u shqiptua masa fillestare e paraburgimit më 9 qershor. Prokuroria e Lartë e Suboticës ka iniciuar procedurë penale me pretendimet për përfshirje të z. Spahiu në rastin e Banjskës, megjithatë, sipas avokatit mbrojtës, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore”, thuhet në njoftim.

Sipas MPJD-së, avokati i Sejdiut ka njoftuar se i ka dorëzuar gjykatës të gjitha dokumentet përkatëse të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe dokumentacionet që dëshmojnë se ai e kishte lënë Policinë e Kosovës vite përpara ngjarjes së Banjskës.

“Përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi kanë komunikuar me familjarët e z. Spahiu, përkatësisht me bashkëshorten e tij, të cilën e kanë informuar për vendimin e fundit të gjykatës. Familjarët kanë bërë të ditur se nesër, më 10 korrik, do të udhëtojnë drejt Suboticës për ta vizituar z. Spahiu, ndërsa do të ndalen edhe në Beograd për një takim me përfaqësues të Zyrës”, theksohet në njoftim.

Tutje thuhet se duke marrë parasysh vendimin për vazhdimin e paraburgimit, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të paraqesë kërkesë formale për lejimin e vizitës tek Spahiu, miratimi i të cilës pritet të bëhet brenda kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi mbetet në kontakt të rregullt me familjarët e z. Spahiu, duke i informuar në mënyrë transparente për të gjitha zhvillimet, veprimet institucionale dhe komunikimet me misionet diplomatike. MPJD rikonfirmon përkushtimin e saj që ky rast të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe transparente, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe obligimet që rrjedhin nga dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Për të gjitha zhvillimet e mëtejshme, do t’ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./teve1.info/

Tags: Arbnor SejdiuGjykata e Lartë e SuboticësMinistria e Puneve te Jashtme dhe Diasporesparaburgim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Nga viti 2026 me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Zvicra në Kosovë

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Nga viti 2026 me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro

Bregu Perëndimor: Mbi 50,000 palestinezë të bllokuar nga operacioni izraelit në Tubas

Ushtria izraelite arreston të paktën 40 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Pas kritikave, FIFA prezanton bileta më të përballueshme për Botërorin 2026

Pas kritikave, FIFA prezanton bileta më të përballueshme për Botërorin 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën