Në komunikatë thuhet se përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve.
Teksa thuhet se në këtë takim u diskutua edhe për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës dhe u shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të mira.
“Zëvendësministri Ahmeti falënderoi ambasadorin Cooreman për mbështetjen e Belgjikës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë që këto dy organizata kanë për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se tema të tjera në këtë takim ishin edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe situata në rajonin e Ballkanit, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse mbi Ukrainën./teve1.info./







