Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.
Sipas IHMK-së, do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell, përcjell teve1.info
“Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara ekziston rrezik për breshënizë. Temperaturat do të shënojnë ulje në vlerat e maksimaleve”, bëhet e ditur në njoftim.







