Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të mbajë sot në Kosovë.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 10 gradë Celsius. Maksimalet pritet të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 5 metra në sekondë.







