Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe periudha me diell, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas Institutit temperaturat minimale pritet të jenë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftim.