Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira.
Sipas IHMK-së, të hënën dhe të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi. /Teve1.info/