Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet mot me diell dhe vranësira.
Sipas parashikimit të IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 19°C.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 6 m/s.







