Sot në vend pritet të mbizotërojë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara. Gjatë ditës nuk parashikohen reshje të theksuara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 24°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.







