Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale do të lëvizin midis 17-29 gradë Celsius.
“Gjatë dy ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim./teve1.info.