TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Moti i keq, pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Italisë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
​Moti i keq, pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Italisë

Si pasojë e motit të keq, autoritetet detare shqiptare në bashkëpunim me kompanitë e lundrimit kanë vendosur pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së trageteve në të dyja drejtimet për linjat Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindizi e kthim gjatë ditës së premte.

Krahas trageteve të këtyre linjave, është ndaluar edhe lundrimi i anijeve të tonazhit të vogël, përfshirë dhe flotën e peshkimit.

Reklamë

Drejtoria e Përgjithshme Detare me qendër në portin e Durrësit bën me dije se ndërprerja e lundrimeve për tragetet e këtyre linjave dhe anijet e peshkimit bëhet pasi deti regjistron një forcë prej 7-8 ballësh dhe dallgëzimi në det të hapur arrin deri 3.5 metra.

“Jemi njoftuar që për linjën Durrës-Bari-Durrës në të dy krahët do të ndalohet lundrimi i trageteve për arsye të forcës së detit që arrin deri në 7-8 ballë në det të hapur. Linja e Ankonës vazhdon normalisht. Në port situata është normale dhe ditën e nesërme do të normalizohet situata detare me nisjet drejt Barit në orën 22:00. Që ditën e djeshme, DPD ka njoftuar ekuipazhet e anijeve të vogla dhe ato të peshkimit që ndodhen në port të forcojnë masat e sigurisë në mjetet e tyre detare”, tha Tauland Allka, kapiten i Portit Detar Durrës.

Në kushte të tilla detare, ndërprerja e lundrimit konsiderohet një masë e nevojshme për sigurinë dhe mbrojtjen e pasagjerëve, ekuipazheve, anijeve dhe mallrave në det, pavarësisht se ajo ka pasojat e veta në aktivitetin detar dhe ekonominë lokale dhe më gjerë.

Autoritetet përgjegjëse monitorojnë vazhdimisht kushtet detare, në mënyrë që të marrin vendime të qëndrueshme që të ulin pasojat negative dhe rrisin sigurinë. /tch

ShareTweet

Postime të ngjashme

Norvegjia, Suedia dhe Danimarka financojnë pakon ushtarake prej 430 milionë eurosh për Ukrainën

The Guardian: Trump tërhiqet përkohësisht nga bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës

Rusia urdhëron instalimin paraprak të aplikacionit rival të WhatsApp në të gjitha telefonat dhe tabletët

Rusia urdhëron instalimin paraprak të aplikacionit rival të WhatsApp në të gjitha telefonat dhe tabletët

Sulmi rus me raketa vret 7 persona në Kharkiv, ndërsa Zelensky shkon në Uashington

Një i vdekur nga sulmi i tretë më i madh rus ndaj Ukrainës këtë vit

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Izraeli thotë se kanë filluar fazat e para të sulmit

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Izraeli thotë se kanë filluar fazat e para të sulmit

Menaxheri i Stresit reagon pas videos virale me Jozin: Karriera 20-vjeçare nuk vihet në dyshim

Menaxheri i Stresit reagon pas videos virale me Jozin: Karriera 20-vjeçare nuk vihet në dyshim

Konfirmohet suspendimi i Muriqit

Konfirmohet suspendimi i Muriqit

Tare një ekspert i vërtetë, arrin akordin për sulmuesin dhe tenton një tjetër

Igli Tare, “tregtari” më i madh i Milanit në 40 vitet e fundit

Organizatat e dala nga lufta do ta mbështesin protestën kundër Speciales në Hagë

Organizatat e dala nga lufta do ta mbështesin protestën kundër Speciales në Hagë

Lukaku e shmang operimin, por do të mungojë deri në 4 muaj

Lukaku e shmang operimin, por do të mungojë deri në 4 muaj

Zvicra humb yjet shqiptarë, 14 lojtarë zgjodhën Shqipërinë dhe Kosovën

Zvicra humb yjet shqiptarë, 14 lojtarë zgjodhën Shqipërinë dhe Kosovën

Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Milani kërkon një mbrojtës, në listë është edhe Gjimshiti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X