Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në disa pjesë të izoluara.
Temperaturat mbeten të ngjashme në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet e ditës do të sillen mes 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 25 dhe 28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e lehtë deri mesatare.