TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, reshje shiu dhe breshër në disa vende

by tëvë1
45 minuta ago
0
A A
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Java e ardhshme do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të kushtëzojnë reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore.

“Cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë, ndërsa indeksi UV gjatë orëve të mesditës do të arrijë vlera të larta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezatimit diellor”, thuhet në njoftim.

Të hënën do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, vranësirat parashihen të zhvillohen dhe vende-vende të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike (rrufe). Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26 dhe 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Ditën e martë moti do të jetë me diell dhe vranësira të dendura. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu të shoqëruara me rrufe.

Në disa zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 dhe 26°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s.

Të mërkurën moti do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende, vranësirat mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 24 deri në 27°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Ditën e enjte, parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21 dhe 25°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 22 deri në 26°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti premton çerdhe publike, investime në ujësjellës e rrugë në Han të Elezit

Kurti premton çerdhe publike, investime në ujësjellës e rrugë në Han të Elezit

Abdixhiku: Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në kafe e Facebook, por në punë e teren

Abdixhiku: Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në kafe e Facebook, por në punë e teren

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu përkujton masakrat e Studimes dhe Poklekut të Ri: U vranë civilë, fëmijë, gra e të moshuar

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të kryera nga Serbia

Kurti premton çerdhe publike, investime në ujësjellës e rrugë në Han të Elezit

Kurti premton çerdhe publike, investime në ujësjellës e rrugë në Han të Elezit

Kosova humb miqësoren kundër Çekisë

Kosova humb miqësoren kundër Çekisë

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, rezultate interesante

Mbyllet sezoni në Superligë, Llapi në barazh

Abdixhiku: Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në kafe e Facebook, por në punë e teren

Abdixhiku: Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në kafe e Facebook, por në punë e teren

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, reshje shiu dhe breshër në disa vende

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu përkujton masakrat e Studimes dhe Poklekut të Ri: U vranë civilë, fëmijë, gra e të moshuar

Çekia në avantazh të dyfishtë ndaj Kosovës në pjesë e parë

Çekia në avantazh të dyfishtë ndaj Kosovës në pjesë e parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën