TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

by tëvë1
3 javë ago
1
A A
Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira.
Reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike.

Temperaturat do të pësojnë rënie graduale në mesjavë, sidomos temperaturat minimale, të cilat në disa vise mund të zbresin deri në 3°C. Temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin kryesisht ndërmjet 15 dhe 23°C.

Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugperëndimi në fillimjavë, ndërsa nga mesi i javës do të dominojnë erërat nga verilindja dhe veriperëndimi.

Kushtet agrometeorologjike në përgjithësi paraqiten të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, sidomos për perimet pranverore, drithërat dhe pemëtarinë.

Reshjet e herëpashershme do të ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në tokë, megjithatë temperaturat më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit në mesjavë mund të shkaktojnë stres te kulturat më të ndjeshme në viset e ulëta dhe lugina. Fermerëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë trajtimeve me preparate mbrojtëse, duke i realizuar ato në intervalet pa reshje dhe me erëra të dobëta.

Sa i përket cilësisë së ajrit, ajo pritet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, falë qarkullimit të masave ajrore dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë. Në zonat urbane mund të ketë rritje të lehtë të koncentrimit të ndotësve gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, por pa ndikime të theksuara në shëndetin e qytetarëve.

E hënë
Mot me diell dhe vranësir të shpërndara. Temperaturat minimale: 7-11°C, kurse ato maksimale 19-23°C. Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s.

E martë

Mot i ndryshueshëm, intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale: 6-9°C, ndërsa maksimale 17-20°C. Era: nga jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale: 4-6°C, temperaturat maksimale: 15-18°C. Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

E enjte

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale: 3-5°C, maksimalet 15-18°C. Era: nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale, 5-7 °C, kurse ato maksimale: 17-20°C. Era: nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryediplomati shqiptar viziton Kosovën, takohet me krerët institucionalë

Kryediplomati shqiptar viziton Kosovën, takohet me krerët institucionalë

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

Sot mbyllet afati për votuesit me nevoja të veçanta

E shtuna me temperatura deri në 37°C

Shi e diell, temperaturat deri në 27°C

​Tri partitë shqiptare bashkohen në një subjekt të vetëm politik – Forumi Shqiptar

​Tri partitë shqiptare bashkohen në një subjekt të vetëm politik – Forumi Shqiptar

Kryediplomati shqiptar viziton Kosovën, takohet me krerët institucionalë

Kryediplomati shqiptar viziton Kosovën, takohet me krerët institucionalë

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

Sot mbyllet afati për votuesit me nevoja të veçanta

E shtuna me temperatura deri në 37°C

Shi e diell, temperaturat deri në 27°C

​Tri partitë shqiptare bashkohen në një subjekt të vetëm politik – Forumi Shqiptar

​Tri partitë shqiptare bashkohen në një subjekt të vetëm politik – Forumi Shqiptar

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Nesër afati i fundit për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Nis rehabilitimi i sistemit të ujitjes me investim prej 1.7 milionë eurosh

Nis rehabilitimi i sistemit të ujitjes me investim prej 1.7 milionë eurosh

Halilaj: Qeveritë e kanë harruar ekonominë – Aleanca e ka prioritet, më e rëndësishmja energjia

Halilaj: Qeveritë e kanë harruar ekonominë – Aleanca e ka prioritet, më e rëndësishmja energjia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën