Ditën e hënën më 17 shkurt kur Kosova shënon 17 vjetorin e pavarësisë moti do të jetë i ftohtë dhe me reshje të fjollave të borës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëviznin nga -4 deri në -1 ato minimale dhe nga -2 deri në 2 gradë Celsius maksimalet
“Ditën e hënë parashikohen vranësira të paqëndrueshme, të cilat lokalisht mund të sjellin fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -2 deri në 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar”, thuhet nga IHMK