Komisioni i posaçëm i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) për trajtimin e ankesave të konsumatorëve për njehsorët elektrikë, sot gjatë ditës ka dalë në terren bashkë me Inspektoratin Qendror të Tregut.
Njehsorët, që janë vërejtur mospërputhje të kohës, janë tërhequr nga funksioni dhe janë sjellë për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, ka njoftuar ministria.
Rezultatet e verifikimeve të njehsorëve të parë sipas njoftimit pritet të dalin së shpejti dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, konkretisht Departamenti për
Mbrojtjen e Konsumatorit, iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që parashtrojnë ankesa në adresën elektronike [email protected] , të bashkëngjisin numrin e telefonit dhe adresën e banimit, në mënyrë që verifikimi të realizohet në kohën më të shpejtë të mundshme.







