TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mosmarrëveshje në komunikacion, vritet 22 – vjeçari në Podujevë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mosmarrëveshje në komunikacion, vritet 22 – vjeçari në Podujevë

22- vjeçari, Amir Zhegrova nga fshati Sibofc i Komunës së Podujevës nuk mundi t’i përballonte plagët e rënda, të cilat ia shkaktoi një person pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një ditë më parë.

Ngjarja tragjike ndodhi jo shumë larg shtëpisë ku edhe banonte i ndjeri.

Familjarët e viktimës rrëfejnë për TËVË1 se si ka ndodhur rasti.

Ai thotë se pak para se Amiri të ndërronte jetë, kishte thënë se nuk e njihte personin që e sulmoi.

Gjendja shëndetësore e 22 vjeçarit ishte e rëndë. Me gjithë intervenimin e stafit mjekësor në QKUK, ai nuk u bëri ballë plagëve që mori.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia e Kosovës.

Familja e ngushtë e të ndjerit, prindërit, 4 motrat dhe i vëllai e kanë përjetuar rëndë situatën dhe janë në gjendje të rëndë emocionale.

Kronika e realizuar nga Valëza Sylejmani

Tags: PodujeveVrasje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Mungesa e cilësisë në arsim, një nga faktorët e migrimit

Kurti në interpelancë para deputetëve javën e ardhshme

Lushaku-Sadriu kërkon përgjigje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Lushaku-Sadriu kërkon përgjigje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

ASK parashikon zvogëlim të popullsisë së Kosovës

ASK parashikon zvogëlim të popullsisë së Kosovës

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Kurti rreth Ligjit për Specialen: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin

Peja 03 e Bashkimi dominojnë ekipin e javës

Peja 03 e Bashkimi dominojnë ekipin e javës

Gaza është shndërruar në një “shkretëtirë toksike” nga lufta e Izraelit, zbulojnë ekspertët

Gaza është shndërruar në një “shkretëtirë toksike” nga lufta e Izraelit, zbulojnë ekspertët

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani zotohet se do të përdorë të gjitha mjetet për të thyer bllokadën amerikane

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nesër vendos përfundimisht për kampionin e Afrikës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nesër vendos përfundimisht për kampionin e Afrikës

Barça pa Yamalin për pjesën e mbetur të sezonit

Barcelona pa Yamalin në Champions

Kurti: Mungesa e cilësisë në arsim, një nga faktorët e migrimit

Kurti në interpelancë para deputetëve javën e ardhshme

NATO beson se Rusia është gati të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore

NATO beson se Rusia është gati të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën