tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

(Mos)komunikimi me serbët lokal

Shpat Blakcori nga Shpat Blakcori
16/10/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti, pati premtuar një qasje më ndryshe me serbët lokalë. Ai kishte planifikuar që të zhvillonte një dialog të brendshëm me ta.

Megjithatë, deri më tani një dialog i tillë ka munguar mes shefit të ekzekutivit dhe komunitetit serb.

Profesori Abit Hoxha, konsideron se qeverisë aktuale i ka munguar një strategji për integrimin e serbëve.

Kurse, diplomati holandez Robert Bosch, e sheh Beogradin si fajtorin kryesor për mos-integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare.

Bosch thotë se komuniteti serb në Kosovë është nën presion të vazhdueshëm nga forcat radikale të kontrolluara nga vet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Serbët lokal në veri janë viktima të forcave radikale serbe dhe kjo e bënë shumë të vështirë integrimin e tyre. Disa prej tyre që kanë synuar të integrohen më shumë janë ballafaquar me probleme dhe presione nga radikalët. Prandaj konsideroj që serbët lokal janë duke përjetuar një situatë shumë të vështirë dhe normalisht se ata kanë frikë. Vetëm shikojeni se çfarë ka ndodhur me serbët që ishin pjesëtar të policisë së Kosovës, për shkak të presioneve nga Beogradi ata u detyruan të japin dorëheqje. Nuk ka asnjë dyshim që Lista Serbe është instrument politik i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”, u shpreh Robert Bosch.

Në anën tjetër, politikani serb Boban Bogdanoviq, e sheh si të domosdoshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hap një zyrë në pjesën veriore të vendit dhe të fillojë të diskutojë hapur me serbët lokal.

“Është e pamundur të zhvillosh dialog të brendshëm me serbët lokal për shkak të ndikimit negativ të Beogradit. Fatkeqësisht serbët lokal në veri janë pa përfaqësues politik, Lista Serbe nuk ka bërë asgjë për ta, serbët lokal vetëm se janë instrumentalizuar nga kjo parti. Është e domosdoshme që tani kryeministri Albin Kurti të hapë një zyre në veriun e Kosovës dhe të zhvillojë një komunikim të sinqertë me serbët lokal. Ai duhet të thërras serbët dhe të flas me ta për problemet me të cilat po ballafaqohen, besoj se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë”, tha Boban Bogdanoviq.

Në vitin e kaluar gjatë muajit nëntor serbët në Kosovë vendosën t’i braktisin institucionet e vendit.

Një e pjesë e madhe e serbëve deklaruan se ishin të detyruar të japin dorëheqje për shkak të presionit të Listës Serbe.

Hulumtuesi i IKD-së: Nuk mund të konstatojmë që ka ndikime te gjyqësori

06/12/2023

​Taylor Swift: Kim më shkatërroi psikikisht pasi Kanye shkroi tekste për mua

06/12/2023

Jasharaj thotë se Nagavci po refuzon takimet me SBASHK-un

06/12/2023

Jasharaj: Arsimi në Kosovë nuk është aq i dobët sa është paraqitur në PISA

06/12/2023

Krasniqi: Qeveria mos t’i diskriminojë komunat në baza politike e partiake

06/12/2023

Sali Berisha përjashtohet për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

06/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.