TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Mos qofsha në lëkurën e tij”, Kërçeli replikon me opozitën

by teve1
2 orë ago
1
A A
“Mos qofsha në lëkurën e tij”, Kërçeli replikon me opozitën

Në sallën plenare po vazhdon seanca e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për çmimet e energjisë elektrike.

Edhe pas pauzës, po vazhdojnë replikat mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të partive opozitare.

Fillimisht, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli tha se Prokuroria duhet të hetojë çdo pretendim të opozitës lidhur me energjinë.

“Na keni akuzuar edhe për lidhje me NOA-n. I lutem prokurorisë të hetojë cdo pretendim të opozitës për lidhjet e kompanisë NOA me Lëvizjen Vetëvendosje. Mirëpo, kishte me qenë shumë mirë të shikoni se kush ka nënshkruar kontratë për herë të parë me kompaninë NOA me 9 maj 2019, në mes të KEK-ut dhe kompanisë NOA. Do të ishte mirë ju vet deputetë të hulumtoni dhe të postoni në ato rrjetet e juaja sociale qysh po postoni të pavërteta. Qitash të tregoj krejt një nga një. Kontrata e dytë me NOA-n është nënshkruar më 11 tetor të vitit 2021, pikërisht nga një zyrtar i cili ka shërbyer në ZRrE, e i cili është votuar gjatë qeverisjes së LDK-së dhe është deleguar gjatë qeverisjes së LDK-së”, tha ai.

Tutje, në seancë të jashtëzakonshme, Kërçeli tha se LDK-ja është mirë të na tregojë se familjari i cilit deputet ka lidhje me pronarin e ETMT-së.

“Nga vitit 2008 deri në vitin 2013, 141 milionë euro kanë shkuar për Vukhamoviqin që po e përmend deputetja Ymeri, por nuk po kthehet në kronologji mbrapa se institucionet publike gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë blerë dhe nuk kanë bërë kurrfarë marrëveshje me kompanitë e Vukhamoviqit… Është mirë të na tregojë LDK-ja se familjari i cilit deputet ka lidhje familjare direkt me pronarin e ETMT-së. Këtë është mirë të na tregojë LDK-ja, sepse e kanë në grup parlamentar”, tha ai.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri tha se për këto pretendime i është drejtuar Prokurorisë Speciale.

“Është i njoftuar [deputeti Kërçeli] që kam qenë në Prokurori Speciale, ne nuk jemi me llafe të korridoreve, ne jemi institucionalistw. Edhe kjo e ka aktivizuar Prokurorinë Speciale për tw reaguar. Deputet Kërçeli qe unë po të tregojë diçka tjetër: unë nuk e kam hiç bezdi që t’i publikojë kontratat më herët se vitin 2020 se atëherë nuk ka pasur pavarësi energjetike. Është mirë bre me u konsultu se çka është megavati, çka është vati, se edhe ministren nuk e keni inxhiniere. Po ani nuk ka lidhje, nuk prish punë”, u shpreh ai.

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli vazhdoi replikat me deputeten Ymeri.

“Në fjalimin tim as nuk përmenda megavat, as gigavat, asnjërën prej këtyre dyjave që ju replikuat pa bazë sepse i keni mësuar veç disa terme përmendësh dhe tash po mundoheni të përvetësoni këtë temë. Veç një pyetje e kam për ty e nderuara deputete, a i keni pyetur kolegët e LDK-së kush e ka nënshkruar me Hamoviqin kontratën gjatë shpalljes së pavarësisë, a i ke pyet ndonjëherë. Pyeti të tregojnë se kush e ka filluar këtë bashkëpunim me Vuk Hamoviqin. Pikërisht LDK, zonja Bajrami besoj keni qaq memorie institucionale se keni qenë edhe ju në qeveri”, tha ai.

Këtu ka replikuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i cili i tha Kërçelit që po lexon fjalim që ia shkruar dikush tjetër.

“Kriza energjetike ka filluar pikërisht prej kohës kur Albin Kurti është kryeministër i Kosovës. e shumë fatkeqësi për institucionet, për shtetin, për shoqërinë është që sfida dhe përkeqësimi i në situatën me energji elektrike ka shkuar vit pas viti duke u vështirësuar e duke u cenuar shumë e më shumë. Andaj mos qofsha në lëkurën e tij ta lexojë një fjalim që ja kanë përgatitur edhe të tentojë të mbrojë një skandal abuzues e korruptiv, një nga skandalet më të mëdha që nga paslufta që është skandali me energji elektrike”, përfundoi ai.

Këtu ka replikuar sërish deputeti i shumicës parlamentare, Ilir Kërçeli.

“E di që është vështirë ta kuptojë këtë fjalim zotëri Tahiri. Ai e ka një aftësi të përdor nja 30 fjalë pa nevojë gjatë fjalimit të tij, ta merr mendja që i ka shkruar me chat gpt, tjera herë koncentrohu dhe dëgjojë fjalimet mirë”, përfundoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krisma e armës dhe të qarat e fëmijëve – çka u shfaq që gjyqin për vrasjen e Liridona Ademaj?

OKB në Kosovë përshëndet aktgjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt: Ne qëndrojmë pranë fëmijëve të saj dhe familjes

Tërnava takon Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, diskutohet përshpejtimi i ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Tërnava takon Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, diskutohet përshpejtimi i ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Haxhiu takohet me ambasadorin amerikan në NATO, flasin për zhvillimet politike e sigurinë në rajon

Haxhiu takohet me ambasadorin amerikan në NATO, flasin për zhvillimet politike e sigurinë në rajon

Lushtaku: Bedri Hamza nuk duhej të shkonte te Albin Kurti, qëllimi ishte tallja me partitë politike

Bie borë në Kukës, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

Trump: Negociatorët amerikanë në Pakistan të hënën për bisedime me Iranin

Pakistani bën thirrje për zgjatje të armëpushimit SHBA-Iran

Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën