TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

by Tëvë1
3 muaj ago
8
A A
Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Mos mbajtja e seancës konstituive sot nuk përbën shkelje të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, pasi situata e krijuar për shkak të paralajmërimit për shpërthim me bombë konsiderohet si rrethanë emergjente. Këtë e theksoi njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu.

Pas marrjes së mesazhit se një bombë do të shpërthente brenda 10 minutash në ndërtesën e Kuvendit, policia urdhëroi largimin e deputetëve, stafit dhe gazetarëve nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj, mbajtja e seancës konstituive për herë të 42-të u shtye për në orën tetë të mbrëmjes, duke kaluar 48 orëshin.

Lidhur me këtë, profesori universitar, Mazllum Baraliu tha se duhet të merren parasysh emergjencat, duke iu referuar situatës së krijuar sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ai potencoi se është kaluar një episod 48-orësh dhe është kaluar tek një tjetër.

“Është fatkeqësi. Rregullorja e punës nuk është shkelur sepse është emergjente. Emergjencat duhet të merren parasysh, gjendjet e pa rëndomta. Është problemi që ka kaluar një episod, një 48 orësh. Do të ketë një 48 orësh tjetër. Ai 48 orëshi nuk është e thënë të mbahet vetëm sot, për shembull kur bëhen 48. Mundet para saj…Më mirë kishte me qenë mos të ndodhte kjo që po ndodhë fare. Ata janë marrë vesh. Në rregulloren e punës së kuvendit shkruan ashtu, pastaj në mbledhjen përgatitore janë marrur vesh çdo 48 orë dhe nuk e kanë prishur atë”, tha Baraliu.

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu për KosovaPress tha se në raste të tilla, nëse deputetët dakordohen njëzëri për mbajtjen e seancës konstituive atëherë kjo sipas tij nuk paraqet ndonjë problem.

“Kur merren vesh deputetët ta shtyejnë, ajo vlen. Ata mund të merren vesh në ndërkohë rendin e ditës…Në këto çështje që kanë të bëjnë me rendin e ditës edhe me emergjenca siç ka ndodhur kjo, ata mund të merren vesh. Janë marrur vesh, nuk ka asgjë, sepse kuvendi ka fuqi. Nëse ata janë marrë vesh, mendoj se nuk ka asnjë problem këtu. Ka mundur të ndodhë tërmeti, ka mundur të ndodhë një rrufe ta godasë atë, t’ia heqë kulmin”, potencoi Baraliu.

Ndërkaq, pas paralajmërimit për mjet shpërthyes, disa nga deputetët e qeverisë në detyrë u zhvendosën në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa ish-opozitarët u shpërndanë në lokale të ndryshme dhe ambiente të tjera për të pritur zhvillimet e mëtejshme.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka siguri dhe se sipas saj aty “mund të hyjë e të del kush të dojë”.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj tha se kjo ngjarje sot është e pakuptimtë. Sipas saj një njeri normal nuk mendon t’i sulmojë institucionet dhe deputetët.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj pas kërcënimit për shpërthim të bombës, u shpreh se kjo situatë nuk është ndjenjë e mirë.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se pret të ketë reflektim të partive të tjera dhe të konsolidohet kuvendi.

Sot, në orën 11:00 pritej të mbahej për herë të 42-të seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës./kp

Tags: kuvendiMazllum BaraliuTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Dy këmbësorë goditen nga një veturë në Prishtinë

Ismaili në Bardhosh: Prishtina është e mangët pa përfshirjen dhe investimin në fshatra

Ismaili në Bardhosh: Prishtina është e mangët pa përfshirjen dhe investimin në fshatra

Numri i nxënësve ka shënuar rënie në Kosovë, cilët janë shkaktarët?

Numri i nxënësve ka shënuar rënie në Kosovë, cilët janë shkaktarët?

Kërkohet zbardhja e vrasjes së 135 shqiptarëve në Armatën Popullore të Jugosllavisë

Punëtorët e sektorit privat protestojnë për 1 Maj, kërkojnë rritje të pagës

Mungesa e sigurimit shëndetësor dhe pagat e ulëta vlerësohen si shkak për ikjen e puntorëve

Osmani: Pezullimi i dialogut strategjik është mesazh i qartë nga ShBA për Kosovën

Osmani: Pezullimi i dialogut strategjik është mesazh i qartë nga ShBA për Kosovën

Osmani: Deklarata e Mickoskit për zhdukjen e BDI-së, tendencë që shqiptarët të kenë vetëm parti lokale

Osmani: Deklarata e Mickoskit për zhdukjen e BDI-së, tendencë që shqiptarët të kenë vetëm parti lokale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën