TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Morën shumë jetë njerëzish” – Shkatërrohen mbi 700 armë të konfiskuara

Sot është bërë shkatërrimi i armëve të vogla dhe të lehta, ku drejtori i Policisë tha se po bëhem për të ofruar sa më shumë siguri. E përfaqësues nga UNDP thanë se ky është promovim i një shoqërie paqësore.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
1 0
A A

Janë armët që ishin në duar të qytetarëve, ilegalisht.

E këto 763 armë të vogla dhe të lehta u shkatërruan të premten në një hekurishte në fshatin Prelez të Ferizajt.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se ky proces bëhet me qëllim për të ofruar sa më shumë siguri për qytetarët.

Teksa shtoi në shumicën e rasteve armët ilegale janë përdorur në raste kriminale.

“Shumë jetë janë humbur për shkak të përdorimit të armëve ilegale po ashtu incidente tjera që ndërlidhen me armë andaj iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve tonë që të qëndrojnë larg armëve ilegale, ata që janë pasionantë të armëve, MPB dhe Qeveria ka rregulluar kuadrin ligjor, të shkojnë të aplikojnë për licencim për marrje të armës dhe pastaj në poligonet e licencuara t’i shfrytëzojnë ato”, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

E sipas përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Nuno Queiros të cilët kanë mundësuar këtë proces, shkatërrimi i këtyre armëve është promovim i një shoqërie paqësore e gjithëpërfshirëse.

“Vetëm gjatë kohës që kemi qenë këtu, janë kryer dy akte dhune me armë, pa llogaritur luftërat dhe situata të tjera. Kjo tregon se armët e vogla dhe të lehta të paligjshme shkaktojnë pasiguri, dëmtojnë civilët, minojnë institucionet dhe shpesh përdoren në dhunë bazuar në gjini dhe dhunë në familje. Policia, Ministria e Punëve të Brendshme dhe autoritetet e tjera relevante kanë treguar një angazhim të jashtëzakonshëm për të luftuar trafikun e paligjshëm, posedimin dhe keqpërdorimin e armëve. Por mund të jeni të sigurt se ne, si UNDP, dhe ekipi im i pranishëm sot, do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe jemi shumë krenarë që jemi partneri juaj i besuar në këto përpjekje”, deklaroi Queiros.

E para se të nisë shkatërrimi i tyre, u tregua se çka do të ndodhë me pjesët e armëve.

“Policia e Kosovës për me ngritë sigurinë për gjithë, ka menduar me i shkatërruar këto armë të cilat janë të liruar me vendim të Gjykatës për shkatërrim ndërsa nga materiali, ku do të shkrihen këto armë do të prodhohen kapak të pusetave që do të jenë për të mirën e përgjithshme”, tha Mentor Cakolli nga UNDP.

Kështu nisën të mledhen këto armë, por fillimisht ato u peshuan për sasinë e tyre.

Më pas, filloi edhe shkatërrimi i tyre, ku për së afërmi i pa edhe drejtori i Policisë, Hoxha.

Nga viti 1999 deri më tani, janë konfiskuar mbi 36 mijë armë ilegale, ku nga viti 2005 deri tani janë shkatërruar rreth 16 mijë armë të gjata dhe të shkurta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

“Info Nata”- 15.12.2025

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën