TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Monitoruesit e vlerësojnë të dobët legjislaturën e tetë

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
VV-ja nuk mori pjesë në seancën për përgjimet, PDK -ja vendosi kapela të zeza

Legjislatura e 8 e Kuvendit të Kosovës, ishte e para që pas përfundimit të luftës në Kosovë, kishte shumicën parlamentare. Në përfundim të saj, monitoruesit e punimeve në kuvend, thonë se legjislativi nuk ishte sa duhet produktiv dhe se u karakterizua me mungesën e kuorumit, bojkotimin e seancave nga deputetët e mazhorancës si dhe me papërgjeshmerine e ekzekutivit karshi deputetëve.

Opozita thirri edhe një seancë të jashtëzakonshme të enjten.

Kjo e fundit kishte të bënte për gjendjen në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Por, përsëri në sallën plenare u pa një numër i vogël i deputetëve.

Kjo pasi partia në pushtet, vendosi që edhe një herë t’i bojkotoj seancat e thirrura nga opozita.

Në këtë formë, legjislatura e 8 po shkon në përfundimin e saj.

Kritika për punën e institucionit legjislativ kanë monitoruesit e punimeve në kuvend.

“Duke e pasur parasysh faktin që partia në pushtet e ka shumicën në kuvend, gjithë kanë pritur që kjo legjislaturë të jetë ndër më të suksesshme, mirëpo realiteti ka folur krejt ndryshe më këtë çështje. Kjo për shkak se Kuvendi i Kosovës në këtë legjislaturë është përballur me probleme të ndryshme, problemi kryesor ka qenë mungesa e kuorumit dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë ndaj deputetëve”, thotë Melosh Gashi, hulumtues nga IKD.

Ai ka theksuar edhe sjelljen e ekzekutivi karshi të zgjedhurve të popullit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, kemi pas rastin kur ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare që është një instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe jetik për funksionimin e mirëfilltë të Kuvendit të Kosovës. Kryeministri i ka kushtëzuar përgjigjet në pyetjet parlamentare me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ka thënë Gashi.

Se kuvendi nuk e kishte përformancën e pritur në këtë legjislaturë, e thonë edhe në Institutin Demokratik të Kosovës.

“Sa i përket funksionit legjislativ, ne vlerësojmë që Kuvendi nuk ka realizuar pritshmëri e përmbushjes së agjendës legjislative, sepse ka dështuar të miratoj një numër të madh të ligjeve që kanë qenë pjesë e agjendës legjislative. Së dyti, seancat e kuvendit në të shumtën e rasteve janë të bojkotuara jo vetëm nga opozita por edhe nga vet mazhoranca. Tani jemi pothuajse në fund të mandatit 4 vjecar dhe kuvendi ende nuk ka përfunduar pikat e rendit të ditës, madje edhe ato që ishin në sesionin e kaluar”, Vullnet Bugaqku – hulumtues në KDI.

Ndryshe, kjo është legjislatura e 8 që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Ndërsa e para që partia në pushtet, ka shumicën parlamentare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Agim Çeku pjesë e listës së AAK-së

Agim Çeku pjesë e listës së AAK-së

​KQZ përmbyll zgjedhjet lokale, certifikon rezultatet edhe të Kuvendit Komunal të Istogut

​KQZ përmbyll zgjedhjet lokale, certifikon rezultatet edhe të Kuvendit Komunal të Istogut

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

Refuzohen mbi 6 mijë aplikime për votim nga diaspora, gati 49 mijë aprovohen

BE-ja dënon sulmin e Kurteshit ndaj gazetarëve

Edhe Gjermania dënon gjuhën e Sami Kurteshit për AGK-në

Agim Çeku pjesë e listës së AAK-së

Agim Çeku pjesë e listës së AAK-së

​KQZ përmbyll zgjedhjet lokale, certifikon rezultatet edhe të Kuvendit Komunal të Istogut

​KQZ përmbyll zgjedhjet lokale, certifikon rezultatet edhe të Kuvendit Komunal të Istogut

Zinxhiri i komandës amerikane nën shqyrtim pas vrasjeve të të mbijetuarve në Karaibe

Zinxhiri i komandës amerikane nën shqyrtim pas vrasjeve të të mbijetuarve në Karaibe

Kostoja e ndërtimit të banesave, rritje me ritme të ngadalta

Kostoja e ndërtimit të banesave, rritje me ritme të ngadalta

A po e mendon rikthimin Serena Williams

A po e mendon rikthimin Serena Williams

Dy duele për titullin kampion dhe tri ish-kampionë bote në eventin magjik të fundvitit

Dy duele për titullin kampion dhe tri ish-kampionë bote në eventin magjik të fundvitit

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

Refuzohen mbi 6 mijë aplikime për votim nga diaspora, gati 49 mijë aprovohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën